Në xhaminë e kompleksit të Medresesë “Mehmed Fatih” sot është bërë duaja e Hafizëve për Hafiz Hajrudin Ramoviqin dhe Hafize Arta Ljuljanoviqin.
Në praninë e Reisit të Bashkësisë Islame Rifat ef. Fejziqit, kryesisë së Medresesë, muhafizit hfz. Sulejman ef. Bugarit dhe hfz. Reshad ef. Dautoviqit, dhe xhamisë së mbushur me njerëz dhe të afërm, miqve dhe nxënësve të medresesë, përfaqësuesi i Reisit të Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë, Ismail ef. Smailoviqi i dorëzoi diplomat e Hifzit të diplomuara para Komisionit të Rijasetit për Hifz në Sarajevë.
Me dorëzimin ceremonial të kësaj diplome, Arta dhe Hajrudini fituan zyrtarisht titullin hafiz. Kjo ishte një ditë unike për bashkësinë Islame, hafizi në Mal të Zi ishte pritur prej vitesh, sot falë punës së Medresesë dy maturantët e Medresesë e fituan titullin hafiz brenda një dite.
Arta Ljuljanoviq ka lindur më 6 nëntor të vitit 2004 në Podgoricë, vajza e Musa dhe Anela Ljuljanoviqit. Ka mbaruar shkollën fillore “29 Nëntori” në Dinoshë, ndërsa aktualisht është nxënëse e klasës së IV-të në medresenë “Mehmed Fatih” në Tuz.
Mësimin e hifzit e filloi më datën 05.11.2019 në klasën e parë të medresesë me profesorin e atëhershëm të Kiraetit dhe muhafizit hfz. Reshad ef. Dautoviq.
Para se të regjistrohej në medrese, ajo dinte të lexonte Kur’anin dhe kur u regjistrua në medrese, ndihej gati për të mësuar Kur’anin. Mësimi i Kur’anit ishte diçka e veçantë për të, por ajo nuk kishte menduar për mësimin përmendësh të Kur’anit, sepse mësimi përmendësh i Kur’anit i dukej i paarritshëm.
Në atë kohë profesori i Kiraetit me fjalë inkurajuese i sugjeroi të fillojë të përkushtohet për hifz dhe kështu të bëhet muhafizi i saj. Me punë dhe përkushtim, mesimi përmëndësh i Kur’anit para muhafizit përfundoi më 23 janar të vitit 2022. Më datën 2 mars 2022, ajo dha provimin e hifzit dhe fitoi titullin hafize e Kur’anit Famëlartë pranë Komisionit të Rijasetit të Bashkësis Islame në Bosnje dhe Hercegovinë.
Hajrudin Ramoviq, i lindur më datë 20.04.2000 në Rozhajë nga babai Safeti dhe nëna Elvira. Ka kryer shkollën fillore “Donja Lovnica” në Rozhajë. Pastaj ai filloi shkollën në Medresenë “Mehmed Fatih” në Tuz, dhe aktualisht vijon vitin e dytë në fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Dëshirën për hifz e ka marrë në vitin e dytë të medresesë me nxitjen e mikut të tij Senad Maksutit, për të cilin thotë se “rrezatonte me Kur’an” dhe kjo e nxiti të mendojë për Kur’anin. Pastaj u dha mundësia që të vazhdojë të mësojë hifzin në shkollën e Kur’anit në Türkiye, por me këshillën e profesorit, ai e fillou hifzin para muhafizit hfz. Sujeman ef. Bugarit.
Hifzi e filloi me datën 27 shtator 2017 dhe provimin e hifzit e dha para Komisionit të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë me datën 3 gusht 2022 dhe e fitoj titullin Hafiz i Kur’anit Famëlartë.