Allahu xh. sh. e ka krijuar njerun në formën më të bukur, i ka dhënë veshë për të dëgjuar, sy për të parë dhe ia ka dhënë një zemër. Çdo gjë për të cilën ka nevojë në këtë botë, lendore apo kuptimore, ia ka dhënë në shfrytëzim njeriut, dhe e ka stolisur botën me dhunti të ndryshme për ta kënaqur atë. Zoti e ka bërë botën vendbanim për të, ndërsa qiellin një çati të sigurt mbi të. Ai e ka ndriçuar botën me një kandil qe digiet flakë, që quhet Diell. Për të ruajtur barazpeshën, ka krijuar male të larta, i ka stolisur ato me ngjyra te ndryshme dhe ka fshehur minerale të vlefshme brenda tyre. Krahas bukurive natyrore, ka krijuar edhe lumenj për t’u orientuar, rrugë, yje dhe shumë shenja të tjera. Së bashku me diellin, hënën dhe yjet, në shërbim të njëriut ka vënë ditën dhe natën. Keshtu, nata është bërë një mbulesë për njeriun që fle, ndërsa dita kohë për të punuar. Ka krijuar detet dhe liqenet, disa me ujë të njelmët, të hidhur, e disa të tjere me ujë të ëmbël. Në brendësi të këtyre deteve ka mish te pastër për të ngrënë, si dhe perla për t’u stolisur. Ndërsa anijet, që i çajne detet si male, shërbejnë për komunikacion dhe transport te njerërzve dhe mallrave. Dhe i Githmëshirshmi, me një mase të caktuar ka zbritur ujin, qe eshte burimi i jetës. Kjo mëshirë që vjen nga qielli bëhët pije për njerëzit dhe kafshët, i jep gjallëri dheut të vdekur dhe, bashkë me ndihmën e erës , ndikon te mbirja e mijëra bimëve të ndryshme.
Vreshta me rrush, perime, pemë ulliri dhe hurme, kopshte me drunj të mëdhenj dhe të vegjël, fryte, livadhe… dhe shumë e shumë gjëra të tjera që shërbejnë si ushqim për njerëzit dhe kafshët janë të pranishme në këtë tokë.
Hije dhe rroba që mbrojnë nga i nxehti, te gjitha janë dhurata për robërit nga ana e të Gjithmëshirshmit. Ai ka krijuar shtëpitë për të pushuar dhe për t’u qetësuar; ka krijuar kafshët për t’u shfrytëzuar pendën, leshin, qimet, mishin dhe qumeshtin e tyre. Kafshët që e kënaqin njeriun edhe kur i sheh, gjithashtu, janë edhe ndihmëtare te nieriut per bartjen e mallrave në vende të largëta.
Të gjitha këto mundësi që i janë dhënë njeriut quhen begati.
Por, nuk janë vetëm këto. Bashkëshortja që është shoku i jetës, fëmijët dhe nipat e mbesat, që të shtojnë kënaqësinë jetësore, gjithashtu, janë begati nga Allahu xh. sh.. Çdo bukuri që i është dhënë njeriut qysh nga çasti kur foshnja fillon të frymojë në këtë botë, më pas të ushqehet nga pak, të fillojë të ecë, të thotë fjalët e para e kështu me radhë, të gjitha këto pra quhen begati. Ndonjëherë dija mund të jetë begati, dhe ta orientojë njeriun nga e drejta.
Ndonjëherë dashuria bëhet begati: i lidh njerëzit me njëri-tjetrin. Herë të tjera bëhet namazi, duke e afruar robin me Zotin. Edhe pse nuk e ndiejmë, por edhe shëndeti dhe koha e lirë janë herë pas here begati për ne. Shkurt, begati është çdo lloj ndihme lëndore dhe kuptimore që i jep Allahu njeriut. Begati mund të jenë gjërat konkrete dhe lëndore, por mund të jenë edhe ato kuptimore dhe hyjnore. Disa herë begatia është ne trajtën e qetësisë dhe besueshmërise që ndjehet në zemrën e besimtarit.
Begatimoi të gjitha gjallesave në faqen e dheut jepet nga ana e Allahut, që është Begatuesi më i madh .