Përgatitur nga: Enis Hoxha

Bereqeti nënkupton “bollëk”, një bollëk që vërshon, që nuk pakësohet.

Bereqeti nënkupton “lumturi”, një lumturi që nuk largohet anjëherë. Bereqeti është një nga pasqyrimet e dhuntisë hyjnore; është një mirësi që Allahu xh. sh., pronar i cilësisë tebareke – “i bekuar” ua ka dhuruar robërve të Tij.

Kur Allahu xh. sh. i lajmëron robërit e Tij për madhështinë e Vet, krijimin dhe urdhrin, e paraqet si ekskluzivitet te Tijin dhe thekson se është Zot i botëve. Kur’ani cilëson se Allahu xh. sh. është Krijuesi më i bukur,më i Madh dhe po aq Fisnik”; Pronari i qiejve, i tokës dhe i çdo gjëjë midis tyre. Ai ka thënë për Veten: tebareke – “i bekuar është”.

Pikërisht kjo veti e pashoqe e Allahut pasqyrohet edhe në jetë. Bereqetin që e ka fshehur në thellësi të tokës”, Ai e emocionon me ujin e bereqetshëm që lëshon nga qielli, dhe e pasuron nga të katër anët botën me bereqetin e Tij.

Pastaj, Allahu xh. sh. i ka zbritur Pejgamberit s.a.v. Furkanin (Kur’a-nin), dhe na ka treguar se kjo këshillë është një bereqet që nuk harxhohet asnjëherë; një Libër i bekuar, i zbuluar në një natë të bekuar!

Nëpërmjet Kur’anit zemra e njeriut bëhet e begatë, si uji jetësor që rrjedh nga retë plot me shi dhe gjelbëron tokat jopjellore. Zemrat besimtare, ashtu si dheu pjellor, me ndihmën e Allahut shpërdajne bollëkun. Ndërsa zemrat jopjellore i ngjajne dheut të thatë, që i ka drithërat e dobëta! Ai do t’ju dhuroje begatitë atyre që do kërkojnë faljen nga Ai.

Qabeja është burimi i bereqetit për njerëzimin, sepse kjo faltore e parë modeste, e ndërtuar nga katër mure, midis maleve të larta, është e bekuar deri në Ditën e Kiametit. Gjithashtu, edhe rrethi i xhamisë Aksa, ku Allahu xh. sh. e kaloi Pejgamberin s.a.v. prej Mesxhid-i Haramit, është i bekuar. Sa e sa pejgambere kanë kaluar nëpër këtë faltore të bekuar.

Allahu xh. sh. ia kishte dërguar bereqetin e Tij njerëzimit edhe në rastin e dërgimit të Pejgamberit të fundit, si mëshirë për njerëzimin. Muhamed Mustafaja do i njoftonte njerëzit për Zotin e tyre, ndërsa ata do e besonin dhe do e donin Krijuesin Absolut. Si rezultat i formësimit të jetës sipas kënaqesisë së Tij, fitohet bereqeti. Pikerisht ky Pejgamber i bekuar çdo moment e kishte me bereqet. Biseda e tij ishte bereqet, lutja e bërë bereqet, ecja bereqet, udhëtimi bereqet, me një fjale, vetë ekzistenca e tij ishte bereqet.

Sigurisht që jeta e Pejgamberit s.a.v. është plot me shembuj bereqeti që mund të shërbejnë si model për ne. Kjo nuk është vetëm për t’u mahnitur me to, por për t’i përkthyer në praktikë jetësore. Ato nuk janë kujtime të burgosura në kohën e tij, por këshilla të fresketa edhe për njeriun e sotëm. Ai na sqaron se si duhet ta ndjellim bereqetin ne jetën tonë; është një recetë e shkruar shekuj më parë për zemrat pa rrugedalje dhe të pangopura të kohës sonë.

Sunneti i tij është një kulture me bereqet ne shoqëri. Ose, nga ana tjetër, ka ndërtuar kulturën e bereqetit. Lutjet përplot me bereqet, herë pas here i bënte për tregtinë, herë të tjera për shtimin e furnizimit, ndonjëherë për mirëqenien e një familjeje të posaformuar e kështu e me radhë. Madje edhe urimi bëhet në këtë mënyre: Allahu e bekoftë!

Pejgamberi s.a.v. na e ka treguar rrugën drejt bereqetit; na ka treguar ku dhe si fshihet bereqeti; dhe si dikur ashtu edhe sot na tërheq vëmendjen dhe na këshillon për çështje që nuk i presim dhe as që kemi mundësi t’i mendojmë. Ngjarjet e përjetuara asokohe në lidhje me bereqetin janë modele që presin për t’u zbatuar edhe sot e ne çdo kohë. Për të parë lidhjen midis bereqetit dhe virtyteve etike duhet te hidhen hapa të drejtë para dhe pas bereqetit. Ngjarjet në lidhje me bereqetin, të përjetuara në kohën e Pejgamberit s.a.v., nuk janë specifika të asaj kohë, përkundrazi, janë porosi pëshpëritëse për ditët e sodit. Si rrjedhojë, ndihma e skamnorit, borxhliut, atij që është ngusht, gostitja e mysafirit dhe bashkimi në ditë të vështira janë çështje që në çdo kohë presin të shpërblehen me bereqet.