Kombet qëndrojnë në këmbë me simbolet e tyre dhe kështu e ruajnë ekzistencën e tyre. Umeti islam gjithashtu ka simbolet e veta unike. Këto janë shenjat që ndërtojnë identitetin musliman dhe na kujtojnë Njëshmërinë dhe se duhet të jemi robër të denjë të Zotit tonë. Këto janë vlerat që Allahu i Madhëruar urdhëron të respektohen, të mbrohen dhe të mbahen gjallë. Në fakt, në ajetin Kur’anor, Zoti ynë thotë: “Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” El-Haxhxh 32

Ejani! Le të rikujtojmë rëndësinë e ezanit dhe kurbanit, të cilat janë ndër simbolet e Islamit.

Ezani është një thirrje pejgamberike që i thërret njerëzit të jenë robër të Allahut. Është zëri i lartë i Njëshmerisë. Muezini thërret se nuk ka zot përveç Allahut, me ezan pesë herë në ditë, ai u kujton njerëzve se Muhammedi a.s. është pejgamberi i fundit. Me ezanin ai na fton në mëshirën dhe faljen e Zotit tonë . Ai thërret në paqe dhe shpëtim, në besim dhe lumturi. Ezani është shpallja e unitetit, pra unitetit të umetit. Është deklarata e lirisë sonë; Është simbol i pavarësisë sonë.

Ezani është në gjuhën arabe, ashtu si Kur’ani Famëlartë. Fjalët e tij janë gjuha e përbashkët e muslimanëve. Është fjalëkalimi universal dhe vlera e përbashkët e Umetit të Muhammedit a.s.. Mënyrën se si e këndojmë dhe se si e thërrasim ezanin përsonalisht Pejgamberi a.s. ua mësoj sahabeve të tij. Prandaj, ezani nuk e arrin nivelin e ibadetit nëse nuk këndohet ashtu siç duhet. Zoti ynë mos na privoftë nga ezani, baza e fesë, Njëshmeria e cilit do të ndëgjohet nga minaret tona deri në Ditën e Gjykimit.

Kushdo që e përsërit ezanin me besim të sinqertë do të hyjë në Xhenet. Ibn Hanbel, II, 352

Siç thuhet në hadithin më lart, ezani është mesazhi i qiellit për ne. Është një vlerë unike që reflekton në zemrat tona nga minaret dhe përfshin çdo aspekt të jetës sonë. Pavarësisht nga gjuha, ngjyra, medhhebi dhe prirja jonë, si muslimanë, ne të gjithë ndjejmë të njëjtin emocion kur dëgjojmë ezanin. Kur fëmijët tanë hapin sytë për herë të parë ndaj botës, ne lexojmë ezanin në veshin e tyre të djathtë dhe ikametin në veshin e majtë dhe u japim atyre një identitet islam.

Të dashur muslimanë!

Një simbol tjetër i Islamit është kurbani. Kurbani është afrim; Përpjekja për t’iu afruar me Zotit tonë, dëshira për të arritur devotshmëri, përpjekja për të arritur mëshirën hyjnore. Kurbani është dorëzim; Është bindje ndaj Allahut dhe urdhrave të Tij. Kurbani është besnikëri; Është të shohësh pëlqimin e Allahut të Plotfuqishëm mbi çdo gjë tjetër. Kurbani është reflektim; është të kujtosh pronarin e vërtetë të bekimit. Kurbani është ndarja; Është për të sjellë gëzim dhe dashuri në shtëpinë, zemrën dhe tryezën e nevojtarëve. Kurbani është vëllazëri; është krijimi i lidhjeve të bashkëpunimit dhe solidaritetit mes zemrave.

Le të bashkohemi rreth vlerave të larta të Islamit, i cili na bën ata që jemi, na mban gjallë dhe përforcon unitetin dhe solidaritetin tonë. Të mos harrojmë se lumturia jonë në këtë botë dhe në ahiret është e mundur duke i mbrojtur këto vlera dhe duke i mbajtur ato gjallë.

Ndërsa po e mbaroj , shpresoj se do ta forcojmë vetëdijen tonë për vëllazërinë dhe do ta bartim gëzimin e festës së bajramit në zemrat e të gjithëve.