Falënderimi i takon Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Ne i kërkojmë ndihmë Atij për të marrë një vendim në çdo dilemë. Kërkojmë mëshirë, udhëzim dhe falje nga i Plotfuqishmi për të rinjtë dhe pleqtë tanë.
Salavate dhe selame i dërgojmë të dashurit dhe pejgamberit të Allahut xh.sh. Muhammedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lusim kënaqësinë e Allahut për familjen e tij të pastër, shokët fisnikë dhe të gjithë besimtarët deri në Ditën e Gjykimit.
Të dashur vëllezër në Islam,
Besimi ynë fisnik na mëson të jemi gati, të përcaktojmë veten në besim në fillim të çdo gjëje, të përcaktojmë qëllimin tonë me Bismillah dhe në fund të kemi besim të vërtetë në Allahun xh.sh..
Fillimi i vitit të ri shkollor është një nga fillimet që prek shumë shtëpi dhe familje qoftë direkt apo indirekt.
Si besimtarë, ne jemi përgjegjës për fëmijët tanë. Shpesh na kujtohet se ne kemi për detyrë t’i udhëheqim fëmijët tanë në rrugën e duhur. Shumë e kuptojnë atë vetëm në kuptimin ekzistencial, por këshilla Kur’anore arrin në përjetësi, që fëmijët tanë të rriten me njohuri për këtë botë dhe botën e amshueshme.
Allahu i Madhëruar thotë:
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَٰنٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَآ أَلَتْنَٰهُم مِّنْ عَمَلِهِم مِّن شَىْءٍۢ ۚ كُلُّ ٱمْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ
“Atyre që besuan dhe fëmijët e të cilëve pasuan besimin e tyre, ne do t’u bashkojmë fëmijët e tyre dhe nuk do t’ua pakësojmë veprat e tyre – çdo njeri është përgjegjës për atë që bën.”
Nga ky ajet Kur’anor kuptojmë se besimi nuk duhet të jetë vetëm interesi ynë personal. Ne e kemi për obligim të sigurohemi që fëmijët tanë t’i pranojnë vlerat e imanit, që i Plotfuqishmi t’i bashkojë në Ditën e Gjykimit, që shpërblimi ynë të jetë i plotë. Ashtu siç preferojmë të ndajmë çdo bekim me familjen tonë, po ashtu duhet të veprojmë para së gjithash me bekimet e imanit.
Realiteti i jetës, mundësitë dhe tendencat rreth nesh dëshmojn se industria e argëtimit për fëmijët është shumë shpesh e orientuar ideologjikisht. Rreziku i humbjes së kotë të kohës, i paraqitur nga rrjete dhe platforma të ndryshme, është një mjet kaq i fuqishëm, sa që dikush tjetër nën çatinë tonë po rrit, edukon dhe udhëzon fëmijët tanë.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i referohemi mektebit në fillim të vitit shkollor. Mund të thuhet pa hezitim se është e rendesishme dërgimi i fëmijeve në mekteb në këto rrethana është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të.
Të dashur vëllezër, kur shikojmë një zog me bar dhe degë në sqep, mendojmë se kjo kafshë e pafajshme thjesht po luan. Mirëpo, nëse e ndjekim më nga afër, do të kuptojmë se ajo po bën një punë shumë serioze, duke endur folenë, duke ndërtuar një shtëpi për vete.
Kur vëzhgojmë fëmijët duke luajtur, nuk është thjesht lojë . Fëmijët e ndërtojnë personalitetin e tyre përmes lojës me seriozitet të plotë. Prandaj është i rëndësisëm mektebi, që t’i ofrojë vlera të vërteta rritjes së tyre, mbi të cilat ata do të ndërtojnë të nesërmen e tyre.
Nga Suneti i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dimë se ai u jepte selam fëmijëve, tregonte interes për lojërat e tyre. Përmes gjithë kësaj, ai në mënyr u tregoi atyre se ata janë po aq të rëndësishëm sa të rriturit. Kjo është arsyeja pse vendosmëria dhe ndikimi i prindërve nxitja prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre n mekteb u jep fëmijëve një mesazh se ata janë të rëndësishëm.
Një grua e quajtur Zejneb bint Humejd e çoi djalin e saj te Muhammedi a.s.. Muhammedi, alejhi selam, tha: “Ai është ende i vogël”, pastaj e përkëdheli kokën dhe iu lut Allahut për të.
Nga ky rast kuptojmë se një fëmijë nuk duhet të privohet nga fëmijëria dhe të ngarkohet me detyrat e të rriturve. Prandaj, mektebi është një formë joformale e informimit dhe edukimit, e përshtatur me moshën dhe e përkushtuar ndaj rrënjosjes së vlerave shpirtërore.
Së fundi, të dashur vëllezër, do të pyetemi për fëmijët tanë në Ditën e Gjykimit. Jo për sasinë e trashëgimisë dhe pasurive së paluajtshme që u lamë, por nëse na ndoqën në besim, nëse ne u mësuam ndershmërinë, respektin, drejtësinë, mirësinë dhe mëshirën.
Parimi i vërtetë sipas të cilit “Secili do të marrë atë që ka fituar nga veprat e tija” është vërtetuar më qartë tek pasardhësit. Ai që neglizhon edukimin fetar të fëmijëve të tij, do të neglizhohet nga fëmija itij në pleqëri.
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i premton shpërblim të madh atij që e udhëzon një njeri në rrugën e drejtë. Ai shpërblim është sigurisht edhe më i madh kur je vetë (shkaku) që njeriu i së nesërmes të gjejë rrugën e tij, pra fëmija i sotëm. Le të përdorim këtë shans, ndoshta një fjali për një fëmijë sot: “Pse nuk shkon në shkollë” mund ta bëjë atë një person të mrekullueshëm nesër.
Poezia ishte një hobi për Imam Shafijen në fëmijërinë e tij dhe në rininë e hershme. Para Mus’ab E-Zubejriut këndoi vargje të mrekullueshme, prandaj ky dijetar duke e parë mendjemprehtësinë e tij i tha: “Ku je në fikh o Shafi’i?” Kjo fjali e vetme ishte motivi që Imam Shafiu t’i përkushtohej studimit të fikhut dhe të bëhej udhëheqës i kohës së tij dhe dijetar i Umetit Islam, njohuritë e të cilit përdoren edhe sot nga i gjithë umeti islam.
E lusim Allahun e Lartësuar që t’i hapë rrugët e dijes që të çojnë tek Ai, të na udhëzojë ne dhe familjet tona dhe të gjithë ata tek të cilët mund të ndikojmë me fjalë dhe rekomandime fisnike.