Tërmeti, i cili la pas disa mijëra viktima, është një nga më shkatërruesit që ka goditur Marokun në 100 vitet e fundit.

Ngushellime

“Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi shpreh dhimbjen për tërmetin shkatërrues që la pas qindra dëshmorë dhe të plagosur në vendin vëlla të Marokut.

Me këtë rast u shprehim ngushëllime ulemave dhe thirrësave si dhe mbarë popullit vëlla të Marokut, duke iu lutur Allahut të Madhërishëm. T’i pranojë të gjithë dëshmorët dhe ti marrë nën kujdesin e mëshirës së tij dhe t’i bëjë ata të banojnë në xhenetit.

Gjithashtu, lusim Allahun e dashur që të lënduarve dhe të prekurve t’u japë shërim të shpejtë.

Pas faljes së namazit të xhumasë në nivelin e Meshihatit do të falet namazi i xhenazeve në mungesë për të gjithë dëshmorët e rënë në këtë tërmet”. – thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi