Për të prekurit nga fatkeqësitë natyrore në Marok dhe Libi, u mblodhën ndihma nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nga Bosnja e Hercegovina, dhe nga Mali i Zi.
Me vendim të bashkësisë Islamie të Bosnje-Hercegovinës, në xhamitë e të gjithë vendit u mbasi u falë namazi i xhumasë, u organizua një fushatë ndihme për të prekurit nga tërmeti në Marok dhe përmbytjet në Libi.
Në kryeqytetin Sarajevë, myslimanët që erdhën në xhaminë historike Gazi Hysrev Beu, për namazin e xhumasë, morën pjesë gjithashtu u përgjigjën për të ndihmuar për Marokun dhe Libinë.
Në deklaratën e bërë nga bashkësia Islame, “Duhet të jemi në solidaritet me vendet vëllazerore me të cilat kemi marrëdhënie miqësore dhe të shtrijmë dorën e ndihmës”. u shprehën në deklaratë.
Ndërsa bashkësia Islame e Malit të Zi vendosi të mbledhë ndihma për Marokun dhe Libinë në xhamitë e të gjithë vendit, dhe u falë namazi i xhenazeve në mungesë për ata që humbën jetën në fatkeqësit natyrore pas namazit të xhumasë .
Imami i xhamisë historike Osmanagiq në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, Ismail Daciq, tha për korrespondentin e AA se populli i Malit të Zi është solidar me popullin e Marokut dhe Libisë.
Fatkeqësitë natyrore në Marok dhe Libi
Një tërmet me magnitudë 7 ball ka goditur Marokun, në orën 23:10 me orën lokale natën e 8 shtatorit, me epiqendër në rajonin al-Huz të qytetit të Marrakesh.
Përveç Marrakeshit, tërmeti ka prekur edhe kryeqytetin Rabat dhe qytetet Kazablanka, Meknes, Agadir dhe Fez.
Ministria e Punëve të Brendshme marokene njoftoi se nga tërmeti vdiqën afrersishtë 3 mijë persona dhe u plagosën 5 mijë e 674 persona.
Stuhia “Daniel”, e cila preku Mesdheun Qendror dhe goditi lindjen e Libisë më 10 shtator, shkaktoi përmbytje në qytetet Bengazi, Bejda, Marxh, Suse dhe Derna.
Qeveria e Bashkuar Kombëtare e Libisë, njoftoi se 6 mijë njerëz vdiqën dhe mijëra njerëz u janë të humbur në fatkeqësinë e përmbytjeve.