Presidenti Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se armiqësia ndaj Islamit tani ka arritur në nivele të patolerueshme.
Presidenti Erdoğan iu drejtua pjesëmarrësve në diskutimet e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të OKB-së në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në fjalën e tij, Erdoğan vuri në dukje se paqja e përhershme në Lindjen e Mesme mund të arrihet vetëm duke arritur një zgjidhje përfundimtare të problemit Palestinë-Izrael.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin dhe shtetin palestinez në luftën e tyre për të arritur të drejtat e tyre legjitime në bazë të ligjit ndërkombëtar.” Erdoğan vazhdoi fjalimin e tij si më poshtë:
“Të përsëris edhe një herë, është e vështirë për Izraelin, të gjejë paqen dhe sigurinë që kërkon pa themelimin e një shteti palestinez të pavarur dhe të integruar gjeografikisht të bazuar në kufijtë e vitit 1967. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të ndjekim respektimin e vendndodhjes historike të Kudsit, veçanërisht Haremi Sherifit”
“Ne jemi ai vend që i kemi zgjatur dorën e ndihmes muslimanëve në Rohingya”
Duke theksuar se vendet e Azisë Qendrore kanë forcuar bashkëpunimin mes tyre, Erdoğan deklaroi se janë të kënaqur që Organizata e Shteteve Turke, është bërë një aktor gjithnjë e më efektiv në nivel rajonal dhe global.
Duke theksuar se populli afgan, i cili ka kaluar momente të vështira për gjysmë shekulli, ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje serioze humanitare, pavarësisht nga motivet politike, Erdoğan tha:
“Transformimi i qeverisë së përkohshme në vend në një administratë gjithëpërfshirëse në të cilën të gjitha segmentet e shoqërisë janë të përfaqësuara në mënyrë të drejtë do t’i hapë rrugën Afganistanit dhe do të marrë përgjigje pozitive në arenën ndërkombëtare. Një tjetër zhvillim që do t’i hapë rrugën paqes rajonale , stabilitetit dhe prosperitetit në Azinë Jugore është nevoja që në Kashmir të ketë drejtësi dhe paqe të qëndrueshme, në mes Indisë dhe Pakistanit të vendoset dialogu dhe bashkëpunimi. Si Türkiye, ne do të vazhdojmë të mbështesim hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim. Nënvizojmë respektimin tonë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kinës në çdo rast. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të shprehim ndjeshmërinë tonë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të turqve ujgurë, me të cilët kemi lidhje të forta historike dhe humanitare, dhe do ta mbajmë atë në agjendën tonë ditore. Që nga dita e parë myslimanëve Rohinga, që jetojnë në kushte të vështira në Myanmar dhe Bangladesh, ne jemi vendi që i kemi shtrirë dorën e ndihmës. Mbështetja jonë për Rohingyat e zhvendosur do të vazhdojë derisa të sigurohet kthimi i tyre i sigurt, vullnetar, dinjitoz dhe i përhershëm në atdheun e tyre.”
“Gjuha e urrejtjes, polarizimi dhe diskriminimi nuk lë ndërgjegjen të qetë.”
Erdoğan deklaroi se racizmi, ksenofobia dhe islamofobia, të cilat po përhapen si virus sidomos në vendet e zhvilluara, kanë arritur në nivele të patolerueshme dhe tha:
“Gjuha e urrejtjes, polarizimi dhe diskriminimi, të cilit i nënshtrohen njerëzit e pafajshëm në çdo cep të botës nuk e lënë ndërgjegjen të qetë. Fatkeqësisht, në shumë vende, politikanët populistë vazhdojnë të luajnë me zjarrin duke inkurajuar këto lëvizje të rrezikshme. Mentaliteti që lejon dhe inkurajon sulme të urryera kundër Kur’anit të Shenjtë në Evropë nën maskën e lirisë së shprehjes, në thelb po errëson me duart e veta të ardhmen e vetë. Si Türkiye, do të vazhdojmë të mbështesim iniciativat që synojnë luftimin e Islamofobisë ne të gjitha platformat e veçanërisht në Kombet e Bashkuara, OSBE dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam. Cilido besim ti përkisni, të gjithë ata të cilët nuk i pranojnë sulmet ndaj gjërave të shenjta, i ftoj të gjithë miqtë tanë që në përpjekjen tonë të na përkrahin .”
“Të mbrosh familjen do të thotë të mbrosh njerëzit dhe të ardhmen e mbarë njerëzimit”.
Duke thënë se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve për të luftuar kundër të gjitha këtyre sfidave, të cilat ai u përpoq t’i prekte me disa fjali, Erdoğan i mbylli fjalët e tij si më poshtë:
“Ne mund ta përmbushim këtë përgjegjësi vetëm duke mbrojtur rreptësisht bashkëpunimin efektiv, solidaritetin dhe vlerat njerëzore. Fatkeqësisht, kohët e fundit, vlerat e lashta që i bëjnë njerëzit njerëzorë janë nën sulm shumë të rëndë. Objektivi i këtyre sulmeve, të cilët i kërcënojnë drejtpërdrejt njerëzit, natyrën e tyre të pastër, të ardhmen dhe strukturën e tyre shoqërore, objektivi i parë është familja. Në këtë aspekt, mbrojtja e familjes dhe institucionit të familjes do të thotë të mbrosh njeriun dhe të ardhmen e mbarë njerëzimit. U bëj thirrje të gjithë miqve tanë që të tregojnë ndjeshmëri në mbrojtjen e institucionit të familjes përballë imponimeve globale në rritje. Si Republikë e Türkiyes, duke festuar 100 vjetorin e saj këtë vit, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa drejt paqes, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë, për të mirën e mbarë njerëzimit. Shpresoj se puna që do të bëhet në takimin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të forcojë frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit global.”