Falendërimi i takon Allahut, i Cili me dijen e Tij përfshinë çdo gjë, mbizotëron çdo krijesë me fuqi e urtësi. Afroi zemrat e robërve te Tij, ndriçoi mendjet e tyre me dritën e udhëzimit që përmban Libri i Tij de Suneti i te Dërguarit te Tij. Salavatet dhe përshëndetjet qofshin mbi krijesën e Tij më të ndershme dhe vulën e pejgamberëve, Muhamedin, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), i cili udhëzoi njerëzit drejt Zotit të tyre, i zbuti zemrat e tyre me atë që solli me rrugët e udhëzimit. Përshëndetjet qofshin edhe mbi familjen e shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që u udhëzuan në rrugën e tij dhe pasuan Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të dashur besimtarë!

Në ajetin që lexova në fillim të hytbes tim, Allahu ynë i Plotfuqishëm thotë:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ شَٰهِدٗا وَمُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا

وَدَاعِيًا إِلَى ٱللَّهِ بِإِذۡنِهِۦ وَسِرَاجٗا مُّنِيرٗا

“O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” Ahzab 45-46

وَ قَالَ رَسُولُ اللّٰهِ صَلَّي اللّٰهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:

ذَاقَ طَعْمَ الْإِيمَانِ مَنْ رَضِيَ بِاللّٰهِ رَبًّا وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا وَبِمُحَمَّدٍ نَبِيًّا رَسُولًا.

Në hadithin që lexova, Pejgamberi ynë (a.s) thotë:

“Personi që e pranon Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Profetin Muhamed si profet, do të shijojë shijen e besimit.” Ibn Hanbel, I, 208

Të dashur besimtarë!

I Dërguari i Allahut (a.s.) e bekoi botën në një kohë kur dhembshuria ishte hequr nga zemra dhe mëshira nga ndërgjegjja. Zemrat shterpe u gjelbëruan me ardhjen e tij. Ai u bë një udhërrëfyes i njerëzimit të mbytur në vorbullën e injorancës dhe shpresës kur zemrat e humbën shpresën. Ai i nxori njerëzit nga errësira e shtypjes në dritën e Islamit. Pejgamberi ynë i dashur (a.s) e thirri njerëzimin që të jetë rob i Allahut të vetëm, drejt drejtësisë, mirësisë, vëllazërisë dhe moralit të mirë. Ai e mësoj njerëzimin të ketë besim të drejtë, ai ua mësoj të vërtetën dhe drejtësinë kundër shtypjes, diturinë dhe urtësinë kundër injorancës dhe dhembshurinë dhe mëshirën kundër dhunës dhe urrejtjës.

Të dashur muslimanë!

Pejgamberi ynë (a.s) është ai që na e përcolli Kur’anin Famëlartë, e jetoj dhe e mësoi atë në çdo mënyrë. Suneti i Pejgamberit tonë a.s., është mishërim i Kur’anit të Shenjtë. Kur’ani dhe Suneti janë një tërësi, ato nuk mund të ndahen kurrë nga njëri-tjetri. Islami nuk mund të kuptohet apo përjetohet pa të Dërguarin e Allahut a.s.. Mënyra për t’iu bindur Allahut është ndjekja e Pejgamberit tonë a.s.. Marrja e dashurisë së Zotit tonë është e mundur duke iu bindur Pejgamberit a.s.. 

Në fakt, ajeti i Kur’anit është shumë i qartë për këtë çështje: 

قُلۡ إِن كُنتُمۡ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحۡبِبۡكُمُ ٱللَّهُ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. Ali Imran 31

Të dashur muslimanë!

Le të rishqyrtojmë jetën tonë, duke e konsideruar muajin e Mevludit, si një mundësi të madhe. Le të përpiqemi që parimet e Pejgamberit tonë a.s., që i japin jetë njerëzimit dominues në shtëpitë, vendet e punës, mjedisin dhe marrëdhëniet tona njerëzore. Le të jemi të tillë që bota jonë të mbushet me paqe dhe jeta e përtejme të jetë xheneti.

Të dashur besimtarë!

Këtë vit, si çdo vit, ne do të flasim për jetën shembullore të Pejgamberit tonë a.s. do të përpiqemi t’ua shpjegojmë të gjitha shtresave të shoqërisë sonë, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve tanë, me programet që do të realizojmë gjatë muajit të Mevludiz . Me këtë rast, i lutem Allahut të Madhërishëm që të sjellë mirësi xhematit tonë të dashur, botës islame dhe mbarë njerëzimit.