Presidenti i Çështjeve Fetare të Türkiyes Prof.Dr. Ali Erbash u takua me studentë e diplomuar nga Programi Ndërkombëtar i Teologjisë (PNT) ai tha: “Rreth 400 të rinj të diplomuar nga PNT sjellin mesazhin jetëdhënës të Islamit për njerëzimin.”
Programi Ndërkombëtar i Teologjisë
Kryetari i Çështjeve Fetare Prof. Dr. Ali Erbash mori pjesë në programin e organizuar online nga drejtoria e përgjithshme e marrëdhënieve me jashtë : “Takimi i studentëve të diplomuar në programin ndërkombëtar të teologjisë (PNT)”
“Rreth 400 të rinj të diplomuar në PNT sjellin mesazhin jetëdhënës të Islamit për njerëzimin”.
Duke u shprehur se qëllimi kryesor i jonë në programin PNT është që të rinjtë që diplomohen nga ky program të ofrojnë shërbime fetare në vendet e tyre nga vijnë, kryetari Erbash, tha: “Falënderimi i qoftë Allahut, në programin ndërkombëtar të Teologjisë janë diplomuar më shumë se 1000 student deri më tani. Aktualisht, rreth 500 studentë vazhdojnë shkollimin e tyre në programin PNT. Nga ky program “Ne jemi krenarë që po sjellim mesazhin jetëdhënës të fesë së hapur të Islamit për njerëzimin në vende të ndryshme të botës me rreth 400 të rinj të diplomuar” tha ai.
“Ne jemi trashëgimtarët e një kombi që prej shekujsh ka mbrojtur të pambrojturit ”.
Kryetari Erbash, theksoi se studentët e PNT-së e kanë për detyrë të mësojnë dhe shpjegojnë mesazhin e mëshirës, rrugës së ndritur, diturisë dhe urtësisë së Islamit për botën dhe vazhdoi fjalët e tij si më poshtë:
“Kudo që të jetoni, patjetër duhet ta njihni shoqërinë ku jetoni, duhet të merrni pjesë në aktivitete që kanë të bëjnë me familjen që është thelbi i shoqërisë dhe rininë që është shpresa e shoqërisë. Duhet të keni diçka për të thënë për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë ku jetoni. Duhet të jeni të pranishëm në të gjitha mjediset , motoja është ‘urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja’, ju duhet të luftoni që mirësia të mbizotërojë.
Ky ideal është një trashëgimi e çmuar që na ka lënë besimi dhe paraardhësit tanë.
Ky besim, kjo detyrë sublime, natyrisht, rëndon rëndë mbi supet tona.
Sepse ne jemi anëtarë të një qytetërimi që synon të mbizotërojë drejtësia, mëshira dhe mirësia në tokë.
Ne jemi ndjekës të një besimi që i shtrin dorën e ndihmës gjithë njerëzimit, pavarësisht nga feja, gjuha, raca apo përkatësia. “Ne jemi trashëgimtarët e një kombi që ka qenë mbrojtësi i të shtypurve, shpresa e të huajve, streha e të varfërve dhe kujdestari i të pastrehëve për shekuj”.
Kundëra muslimaneve, po zhvillohen politilat e diskriminimit përjashtimit dhe margjinalizimit.
Duke folur për sulmet ndaj Islamit dhe vlerave të tij në botën perëndimore në vitet e fundit, kryetari Erbash tha: “Islami po kalon një periudhë të vështirë sot, veçanërisht në botën perëndimore. Ata me vetëdije po përpiqen të fusin frikën ndaj Islamit në mendjet e njerëzve perëndimorë. Përmes kësaj frike
Kundër muslimanëve po zhvillohen politika të diskriminimit, margjinalizimit dhe përjashtimit. Fatkeqësisht, në këtë pikë, ndjenjat anti-islamike kanë arritur nivele alarmante. Në thelb, ndjenjat anti-islamike përdoren si mbulesë nga grupe të caktuara për të fshehur interesat dhe synimet e tyre të errëta” tha ai.
Kryetari Erbash, deklaroi se si zgjidhje për armiqësinë ndaj Islamit, ata kanë një detyrë të madhe t’i prezantojnë njerëzimit të vërtetat universale të Islamit në rajonet ku ndjenjat anti-islame janë në rritje dhe duhet tëbëjnë një punë te planifikuar dhe efektive për eliminimin e paragjykimeve, frikës dhe ankthit në shoqëritë në fjalë, është e nevojshme që atmosferën e krijuar të tensionit ta kapërcejmë me një komunikim të shëndoshë.
Jetën dhe ëndrrat tuaja gjithmonë ndërtoni mbi të vërtetën
Në fund të fjalës së tij, kryetari Erbaş, këshilloi studentët të kenë synime të mëdha dhe tha: “Mos bëni kurrë kompromise për të vërtetën dhe drejtimin ndërsa ecni drejt qëllimeve tuaja. Gjithmonë ndërtoni jetën dhe ëndrrat tuaja mbi të vërtetën. Rruga që ecni le të ndjekë gjithmonë rrugën e drejtë.”
Në program mori pjesë edhe nënkryetari për Çështje Fetare, Asoc. Dr. Selim Argun.