Sot, heshtja nga shumë kush kuptohet si harrim. Dhe kaq shumë fjalë dënuese nuk mund t’i kthejnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Për sa kohë që kriminelët e drejtpërdrejtë dhe frymëzuesit e tyre rrëfejnë krimin e tyre, nuk do të paklsoj tabutat e jeshilë. Por ne duhet të flasim, si një paralajmërim, si një përkujtim. Si besimtarë, kur flasim për gjenocidin e Srebrenicës, nuk duhet t’i imponojmë vetes mentalitetin e një viktime të rrethuar, e cila vetëm lutet që të njihet gjenocidi i kryer ndaj saj dhe të përfundoj me kaq.

Edhe nga vuajtjet më të përgjakshme, besimtari duhet të ngrejë kokën dhe të mos lejojë të përsëritet një krim i tillë ndaj jetëve të pafajshme, të paarmatosura. Islami ndalon që krimi të shenjtërohet me krim, sepse gjithëcili civil, i cili nuk mbanë armë dhe nuk bën luftë, është i pafajshëm. Kur them ngre kokën, dua që të bëj gjithçka për të bërë të vërtetë sloganin e dënimin e ferrit të Srebrenicës – që Srebrenica të mos i përsëritet kurrë më askujt.

Ngjarjet historike janë të atilla që e vlerësojnë natyrën e tyre sipas anës nga e cila i lexon. Kjo do të thotë se ata janë pothuajse gjithmonë heronj të njërës palë – kriminelë në sytë e palës tjetër. Dhe në çdo rast, nuk është e rendesishme historia e cilës palë po lexoni, por ajo që ka rëndësi, është e vërteta. Pa të vërtetën, drejtësia është e pamundur. Drejtësia është të jesh gjithmonë në anën e të pafajshmëve, edhe nëse ata nuk të përkasin ty. Me këtë shumë e kanë të vështirë të pajtohen .

Por, nga një vdekje e tmerrshme, ne mësojmë jetën. Me kokën e ngritur, të shikoni se si të mund të shpëtoni të ardhmen. Një njeri ishte frika dhe dridhja e Evropës. Ai ishte komandanti i përgjithshëm i flotës detare osmane, një nga udhëheqësit më të mëdhenj të xhihadit detar që kujtohet ndonjëherë. Evropianët i dhanë emrin Barbarosa (mjekërr kuqi). Me atë pseudonim, ai u kujtua si Hayrettin (Hajrudin) Barbarosa. Ai ishte me origjinë shqiptare. Ai nuk u lut për njohjen e masakrave që Spanja e krishterë kreu kundër myslimanëve, që të thuhet – po – gjenocid është. Ai ka shpëtonte jetë! Me flotën e tij detare, ai shpëtoi shtatëdhjetë mijë muslimanë nga masakra spanjolle. Më shumë se shtatë Srebrenica. Dhe miliona muslimanë sot nuk dinë asgjë për të. Ata e dinë emrin e kapitenit Barbarossa, i cili u prezantua si një llum pirat në filmin “Piratet e Karaibeve”. Kështu, një nga shpëtimtarët më të mëdhenj të myslimanëve nga masakra dhe kristianizimi i dhunshëm u “paketua” në imazhin e një pirati plaçkitës.

Kur flasim për xhelatët, të mos harrojmë ata që bënë gjithçka për të shkëputur njerëzit e pafajshëm nga duart e xhelatëve. Nëse ai do të kishte jetuar më 11 korrik dhe nëse do të ishte përpjekur të përsëriste në Srebrenicë atë që bëri në Spanjë, Hajrudin Barbarosa ndoshta do të ishte etiketuar si një muxhahidin mjekërkuq, terrorist. Ky ummet nuk duhet të harrojë xhelatët e tij dhe ta hedhë në harresë krimin e tyre. Por ai nuk e ka të drejtë të harrojë heronjtë e tij, që i shpëtuan nga masakrat. Parandalimi i krimit, fjala kurrë për askënd, i detyrohet heronjve që bënë aq sa mundën për të pasur më pakë tabutë. Jo çdo heroizëm është dënim, më shumë është në parandalimin e krimeve ndaj kujtdo që vuan pafajësisht sepse është i ndryshëm.