Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziqi, vizitoi Shtëpinë e Paqes në Tiranë, me ftesë të Universal Peace Media.

Me këtë rast, Reisit iu dha çmimi Ambasador i Paqes. Reis u shpërblye për shërbimet e tij në promovimin e paqes, dialogut ndërfetar, tolerancës reciproke dhe bashkëjetesës.

Ambasador i Paqes është çmimi më i lartë i dhënë nga kjo organizatë ndërkombëtare me famë botërore.

Në fakt, universal peace media është një organizatë ndërkombëtare me reputacion që inkurajon krijimin e një mjedisi më të mirë jetues, punon për të promovuar paqen dhe merret me veprime dhe projekte humanitare në mbarë botën