Pejgamberi yne i Dashur edhe në periudhën parapejgamberike kishte shokë të mirë me moral të mirë. Njeri prej tyre ishte Saib b. Abdullahu. Në ditën e çlirimit të Mekës, siç duket për tu bërë musliman, erdhi tek i Dërguari i Allahut. Saib b. Abdullahun e nxorrën me lëvdata para të Derguarit të Allahut Osman b. Alvani dhe Zuhejr b. Ebu Umejje. I Dërguari i Allahut, kur dëgjoi lëvdatat e tyre, tha: “Mos më tregoni mua për ate. Ai ne periudhën e injorances ishte shoku im,” duke treguar se e njihte mirë shokun e tij.

Saibi, këtyre fjalëve të të Dërguarit te Allahut iu përgjigi duke thënë: “Po o i Dërguar i Allahut, sa mik i mire ishe!” Pejgamberi yne i Dashur i cili me vonë u zbukurua me moralin më të mire i pati përmendur kështu cilësite e mira të shokut te ti të periudhes se injorancës, Saib b. Abdullahut: “O Saib! Kujdesu për moralin e mirë që pate fituar në periudhën e injorances dhe ruaje atë edhe pasi të bähesh musliman! Gostite mysafirin, bëhu bujar ndaj jetimit dhe sillu mire me fqinjin!”

Pa dyshim se miqësia me të Dërguarin e Mëshires dhe arritja e dashurise së tij, përbënte deshirën më të madhe të çdo sahabi. Interesante ne këtë drejtim ishin, veçanërisht përpjekjet e atyre që sapo e kishin pranuar fenë islame. Ndër ta ishtebAmr b. Asi, i cili e pranoi Islamin para çlirimit të Mekës dhe ishte një ndër sahabet e spikatur me aftesi të larta administrative e diplomatike.

Ka sahabe prej të cilëve i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka dhënë vetës hise miqësie. Ai ka thene: ” Çdo pejgamber që ka dërguar Allahu para meje, nga populli i tij ka pasur dishepuj dhe miq që ndiqnin sunnetin dhe urdhërat e tij.”

Ndër miqtë dhe shokët e të Dërguarit të Allahut, kishte edhe nga ata që quheshin “sahibu’s-sir”, sekretmbajtës. Njeri nga këta ishte Hudhejfe b. Jemani, i cili kishte lindur dhe ishte rritur në Medine, dhe të cilin Zotëriu ynë Pejgamberi s.a.v. e kishte vëllazeruar me Ammar b. Jasirin. Meqë disa lajme të cilat i shihnin si enigmatike, sahabet i dëgjonin vetëm nga Hudhejfe, e quanin atë “sekretmbajtësin e Pejgamberit.”

I Dërguari i Allahut gjithmonë gjendej mes sahabëve. Edhe pse kishte lidhje me botën mbinjerëzore, kurrë nuk e humbte modestinë dhe natyrshmërine. Në kontaktet me njerëzit  rreth tij dhe shokët, gjithmonë vepronte si njëri prej tyre.

Pejgamberi ynë i Dashur, i cili ishte prijësi dhe kryetari i shtetit të muslimanëve, këte pozitë nuk e nxirrte në plan të parë në marrëdhëniet e tij me sahabët.

Në marrëdheniet e drejtpërdrejta me sahabët i Dërguari i Allahut, duke treguar modesti, zbriste në nivelin e tyre dhe në këte mënyrë komunikonte me ta.

I Dërguari Fisnik gjithmonë sakrifikohej për sahabët. Kur ishte bashkë me ata, çdonjërit prej tyre, që nga më i vogli deri të më i moshuari, i jepte të njejtën vlerë dhe i çmonte ata. Ndodhte që në rrethana të veçanta, t’u jepte ujë me dorën e tij. 

Pa dyshim që kjo modesti dhe afërsi që i Dërguari i Allahut tregonte për shokët dhe miqtë e ngushtë, nuk mbetej pa përgiigje. Edhe sahabët në çdo rast e shprehnin dashurinë dhe përkushtimit ndaj te Dërguarit të Allahut. Askush nuk ishte më i dashur për ata se i Dërguari i Allahut.

Sahabët, të cilët nuk i ndaheshin të Dërguarit të Allahut as në kohërat më të vështira, kurrë nuk e humbnin besimin që kishin tek ai. Siç na tregon edhe Kur’ani, shokët e Pejgamberit s.a.v. atë e konsideronin më të

vyer dhe e preferonin më shumë se vetën e tyre. Edhe i Dërguari i Allahut kishte besim të ata, sepse miqësia e vërtetë kërkon besim dhe sakrifice të ndërsjelltë.

I Dërguari i Allahut në lidhje me zgjedhjën e mikut të afert ka këshilluar duke thënë: “Njeriu është në fenë e shokut te tij. Prandaj, çdokush nga ju të ketë kujdes se me kë shoqërohet!” Edhe miqtë e tij s.a.v., ashtu si ai ishin të moralshëm, të sinqertë dhe besnikë. Vetëm një mik i cili i përmbush përgjegjësite e tij karshi Krijuesit te Tij, mund te kontribuoje për të mirën e njeriut në këtë botë dhe në botën e amshuar. Prandaj i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dijeni se ata prej jush që janë miqtë e mi, janë të devotshmit.” Njeriu i cili sot është izoluar skajshëm, ka nevojë për miq të cilët ta ndihmojnë pa ndonjë interes dhe tja qajnë hallet kur sëmuret apo kur mbetet vetëm. Për miq të vërtetë të cilët edhe do t’i gjenden në problemet e gëzimet e kësaj bote, edhe do ta nxjerrin në dritë në botën e ardhshme.

Ndër vlerat që sot po i humbasim, janë dashuria e ndërsjellë pa interes, lidhja besnike me mikun dhe kujdesi i përhershëm për të në çdo rrethanë.

Përcjellja e këtyre vlerave të gjeneratat e reja, të dashuruarit vetëm për hir të Allahut dhe lidhja e miqësive vetëm për hir të Allahut, mund rë arrihet vetëm duke njohur miqësite e të Dërguarit të Allahut. Kur mbaron interesi mund të mbaroje edhe miqësia. Kurse dashuria vetëm për hir të Allahur do të thotë ta duash dike duke e pritur shpërblimin vetëm e vetëm prej Allahut, të lidhësh fort me milkun dhe ta pranosh atë si vetën. Një miqësi e re e tille nuk i jep fund asnjë interes. Miqësite që i Dërguart i Allahut krijonte me sahabët, të cilët e donin nga zemra aq sa thonin: “Nëna dhe babai im t’u bëfshin kurban!” miqësi që nuk prisheshin përballe çfarëdo interesi personal, janë shembujt më të mirë të miqësise për besimtarët.