Kreu i Bashkësisë Islame, reisi Rifat Fejziq, ka pritur sot drejtorin e zyrës rajonale të Lidhjes Botërore Muslimane, Abdullah ibn Rahmatullah Qari.
U theksua bashkëpunimi jashtëzakonisht i mirë me institucionet e bashkësisë islame, si dhe u paralajmërua vizita e afërt e sekretarit të përgjithshëm të organizatës.
Reis përmes këtij takimi po ashtu ka theksuar se bashkësia islame është ura më e mirë e bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Arabisë Saudite.
Kështu që lidhja botërore Myslimane është një organizatë botërore islame me qendër në Mekë (Arabi Saudite). Qëllimi i organizatës është të vendosë ura bashkëpunimi, dhe “të sqarojë të vërtetën rreth thirrjes së Islamit”. Ajo u themelua më 18 maj 1962 në Mekë.
Organizata e Lidhjes së Botës Islame merr pjesë në punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si organ mbikëqyrës në Këshillin Ekonomik dhe Social dhe si organ mbikëqyrës në organizatat UNICEF dhe UNESCO.