Mevludi, ditëlindja e Pejgamberit Muhamed (a.s), u kremtua nga muslimanët në mbarë botën me dua dhe salavate.
Në programet e organizuara për natën e Mevludit u përkujtua ditëlindja e Pejgamberit a.s. në xhamitë jashtë vendit.
Gjermani
Në xhamitë e Gjermanisë, u kremtua me dua nata e mevludit.
Në xhaminë qendërore në Këln, me rastin e natës së mevludit u organizua programi “Mevlid-i Nebi” nga Diyaneti, kryesia për çështje fetarë e unionit islamo-turk.
Në program, nënpunësit fetarë si Adem Kemaneci, Mustafa Kader, Gökhan Uygun dhe Salim Dereyurt pas recitimit të Kur’anit të Shenjtë kënduan dhe ilahi.
Në fjalën e tij, kryetari i Diyanetit, kryesia e çështjëve fetare të unionit islamo-turk, Muharrem Kuzey, deklaroi se jeta e Pejgamberit Muhamed, duhet të merret si shembull, dhe se burimi më i rëndësishëm për ta njohur atë është Kur’ani Famëlartë.
Kuzey tha: “Sipas Kur’anit Famëlartë, ta duash Pejgamberin tonë është masa e bindjes ndaj Allahut, dhe ai është shembulli më i mirë për ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, dhe për ata që e përmendin shumë Allahun. Si ta jetojmë jetën, si ta kuptojmë Kur’anin, këtë Pejgamberi jonë i dashurë, na e meson. Një nga karakteristikat më të bukura të Pejgamberit tonë, që duhet ta marrim si shembull për veten tonë janë marrëdhëniet e tij me familjen e tij.
Dashuria, drejtësia, mirëkuptimi dhe toleranca në jetën familjare ka një vend të madh në Islam.”
Programi Mevlid-i Nebi u mbyll me namazin e jacisë.
Krahas Këlnit, ku ndodhet selia e DITIB, Nata e Mevludit u festua me programe të organizuara në xhamitë e DITIB në qytete të tjera të Gjermanisë.
Irak
Në programin e natës së Mevludit të mbajtur në xhaminë e Madhe Nur, që ndodhet në zonën e rrugës së Bagdadit, në qendër të qytetit të Kirkukut, u lexuan pjesë nga Kur’ani Famëlartë, ilahi dhe u bënë dua.
Imami i xhamisë dhe hatibi Ahmet Hurshit, ka spjeguar rëndësinë e natës së Mevludut, në ligjëratën e tij, duke thënë se Pejgamberi Muhamed, i cili lindi në një natë të tillë, u dërgua si mëshirë për botët.
Pas programit ku u lexua Mevludi Sherif në gjuhën turke dhe arabe, u lexuan dhe salavate, fëmijëve iu shpërndanë dhurata dhe pjesëmarrësit u shërbyen me ëmbëlsira.
Pakistan
Mevludi, i cili konsiderohet për botën, si lindja e Pejgamberit Muhamed, u festua në Karaçi të Pakistanit. Me rastin e Mevludit, Xhamia Faizan-e-Madinal është zbukuruar me drita.
Jemeni
Xhamitë, ndërtesat dhe automjetet u dekoruan me drita jeshile si pjesë e festimeve të Mevludit në Sana’a, kryeqytetin e Jemenit.
Bosnjë dhe Hercegovinë
Në vendet Ballkanike, me rastin e Mevludit u organizuan programe në Bosnje-Hercegovinë dhe në Mal të Zi.
Në programin e mbajtur nga Bashkësia Islame e Bosnjë-Hercegovinës në xhaminë Hünkar në kryeqytetin Sarajevë, u kënduan pjesë nga Kur’ani Famëlartë, Mevludi dhe u bënë dua.
Në fjalën e tij, kryeimami i Bashkësis Islame të Sarajevës, Abdulgafar Veliqi, vuri në dukje se ata u bashkuan me besimtarët në kuadër të programit të natës së mevludit dhe u lutën për një të ardhme të qetë, komode dhe të ndritshme.
Mal i Zi
Në komunën e Tuzit afër Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi, u prganizua programi i Mevludit nga Bashkësia Islame në Mal të Zi në bashkëpunim me Diyanetin kryesinë për çështje fetare dhe me medresenë “ Mehmed Fatih “, ku morën pjesë qindra muslimanë.
Programi u filloi me
Kryeimami i xhamisë së madhe “Aja Sofja”, Ferruh Mushtuer, programin e filloi me leximin e pjesëve të Kur’anit famëlartë, duke vazhduar programin me ilahi dhe kaside.
Nga Bashkësia Islame e Malit të Zi, të pranishmëve iu drejtua ndihmës reisi Raham ef Kaçari, cili tha: “Kur’ani i Shenjtë mësohet në medresenë tonë nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Sa të lumtur janë prindërit që i dërgojnë fëmijët e tyre në medrese për të mësuar të jetojnë në përputhje me Kur’anin Famëlartë.”