Në institutin e hifzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë, u mbajt ceremonia e 17 hafizëve të rinj që e memorizuan Kur’anin përmendësh në gjuhën origjinale.
Kjo ceremoni u organizua ne hapsirat e Institutit të hifzit “Medreseja e Madhe” ne Gjakovë, nën organizimin e shoqatës ndërkombëtare, humanitare, kulturore “Istanbul”,; Bashkësis Islame të Kosovës dhe këshillit të bashkësis Islame, Gjakovë.
Hafizët janë nga treva të ndryshme si nga Kosova, Shqipëria, Türkiye , Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Nga Mali i Zi, hafiz i ri është Amar Azizaj, që është me prejardhje nga Kosova, por me banim në Ulqin.
Hafizat e rinj janë të moshave të ndryshme, ndërsa mësuesit e institutit të hifzit po punojnë me nxënësit e tjerë në nxënien përmëndësh të Kur’anit Famëlartë.
Kryetari i Bashkesise Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava fjalimin e tij e filloi me dua dhe vlerësimet më të mëdha për policin e Kosoves që dha jetën ne mbrojtjen e vendit.
Ai tha se kjo ditë është e shumëpritur nga të githë ne. Ai, e vlerësoi lart punën dhe angazhimin që po bën Instituti i Hifzit në Gjakovë për nxjerrjen e hafizave të rinj, duke thënë se kjo ditë është tejet një ditë e lumtur, jo vetem për hafizat dhe familjet e tyre, por edhe për të gjithë vendin tonë.
Reisi i Bashkësis Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, hafiz Shaqir ef. Fetahi, tha se ndjehet tejet i lumtur që po merr pjesë në një ceremoni të tille ku po diplomohen 17 hafiza të rinj. Ai përgezoi Institutin e Hifzit për punën e berë, ndërsa hafizave iu dëshiroj shëndet dhe suksese në jetë.
Ligjëraten kryesore në këtë ceremoni e mbajti dijetari nga Stambolli, Osman Nuri Topbash, i cili foli rreth vlerës dhe rëndesisë që ka mesimi përmendesh i Kur’anit, duke përmendur kështu traditen e mesimit të Kur’anit që nga Pejgamberi a.s. e deri të gjeneratat tona brez pas brezi.
Ai gjithashtu i kujtoj të pranishmit se para dy viteve shoqata “Istanbul”, diplomoj 13 hafiza të rinj në Shkodër, duke e vazhduar kështu traditën e mësimit të Kur’anit përmëndësh në institutet e hifzit.