Diyaneti, kryesia për çështje fetarë të Türkiyes, në qenderën islame “Munira” në Katërkollë, me datë 10.10.2023 shpërndau çallma dhe xhybe për të gjithë imamët e Ulqinit, Tivarit dhe Kajës.
Atashehu i Diyanetit, pranë ambadadës së Türkiyes në Podgoricë, dr. Bahattin Akbash, u drejtua me disa këshilla për imamët, ju vënë theksin në rëndësin e të qenit prijës fetar, të cilët janë në shërbim të njerëzve në çdo moment dhe më çdo kohë, ky mision hyjnor që duhet të realizohet me përkushtin dhe devotshmëri sjell , mirqënien, solidaritetin dhe vëllazëri në rrethin ku veprohet dhe punohet siç është e duhur. Këto mesazhe edhe këshilla bashkë më dhuratat e ardhura nga Türkiye, si mbështetje morale dhe vëllazerore e popullit turk për vëllezerit e tyre në Mal të Zi. Duke shprehur kënaqësi që gjendet ne mesin e shumë imamëve vendas uroj që këto tubime dhe projekte të vazhdojnë edhe në të ardhmën.
Xhybet dhe çallmat janë dhurata nga guvernatori i Tekirdagut, Aziz Yildirim dhe guvernatori i qarkut Ergene, Mehmet Emin Taci.
Krye imami i Ulqinit, h. Ali ef. Bardhi, si organizatori dhe iniciatori e falenderoj Atashehun, dr. Bahattin Akbashin, për mbështetjen dhe realizimin e projektit në emrin e të gjithë imamëve dhe duke uruar që në të ardhmen të ketë më shumë projekekte të tilla .
Kryeimami i Tivarit , mr. Mujdin ef. Milaimi, po ashtu shprehu mirë njohje të thellë .
Kurse kryeimami i Krajës, Irfan ef. Kaca , shtoi së neve në çdo kohë dhe në çdo rast kemi qënë të përkrahur nga Türkiye, dhe kjo nevë na bën të ndjehemi mirë dhe komod sepse e ndiejmë së nuk jemi vetëm, pranë nesh në çdo situat me neve është populli vëlla i Türkiyes.