Xhamia Aksa, dhe rrethina e saj janë fillimi i kohës, qendra e shpalljes dhe vendi i pejgamberëve.
Rajoni i përcaktuar si tokë e shenjtë në Kur’anin e Shenjtë, është një vend ku drita e Islamit nuk duhet të fiket. Xhamia Aksa, e cila është konfiskuar ilegalisht nga Izraeli prej vitesh, është një sprovë e madhe për muslimanët për t’u bërë ummet. Pra, pse është xhamia Aksa e rëndësishme për muslimanët?
RËNDËSIA E KUDSIT
Ndodhet në rajonin Kenaan të Lindjes së Mesme.
Kudsi, është një qytet shumë i rëndësishëm dhe i shenjtë për Islamin. Ai përmendet në Kur’anin e Shenjtë si “i bekuar, i nderuar, i vlefshëm, vendi i besnikërisë dhe paqes”.
Ka qenë ndalesa dhe vendbanimi i pergamberëve që nga Adami a.s., deri te Muhamedi a.s..
Ka qenë dëshmitar i shumë mrekullive dhe shumë ngjarjeve më të rëndësishme. Përveç kësaj, vendet e përdorura nga disa prej pejgamberëve si vende adhurimi janë gjithashtu në këtë rajon. Është një nga vendet ku mirëqenia, paqja dhe siguria duhet të manifestohen në mënyrën më të bukur në tokë.
KIBLA E PARË E MUSLIMANËVE
Xhamia Aksa, e vendosur në Kuds, fillimi i kohës, qendra e shpalljes dhe për rrjedhojë vendi i pejgamberëve, është kibla e parë e muslimanëve dhe një nga tre xhamitë më të shenjta. Këto janë xhamia Haram ( Mekkë ) , xhamia e Pejgamberit ( Medine )dhe xhamia Aksa ( Kuds ).
Xhamia Aksa, përmendet në Kur’anin e Shenjtë. Aksa do të thotë “larg” dhe këtë emër e ka marrë për shkak të largësisë së vendit të adhurimit nga Meka.
Vendi rrethina e të cilit thuhet se është e shenjtë, Shprehet edhe si Bejtulmakdis, që do të thotë “shtëpi e shenjtë”.
XHAMIA E DYTË
Ka hadithe të ndryshme që nga fillimi i kohës për xhaminë Aksa, në Kuds. Sipas asaj që transmeton Ebu Zerr Gifari (r.a.) i cili e pyeti të dërguarin e Allahut (a.s) :
“O i Dërguari i Allahut! Cila është xhamia e parë e themeluar në Tokë?”
Ai tha: “Ajo është Mesxhidul-Haram”. “Cila është më pas?” pyeta rresht. Ai,:
“Është Mesxhid al-Aksa”,
“Sa kohë ka midis këtyre?” Pyeta.
“Ka dyzet vjet,” tha ai.”
(Muslim)
Siç mund të kuptohet nga hadithi, xhamia e parë e themeluar në tokë është Mesxhidu’l-Haram dhe xhamia e dytë është Mesxhidu’l-Aksa.
ISRAJA DHE MIRAXHI
Është një vend i rëndësishëm për sa i përket dëshmimit të ngjarjes “Isra” të marrjes nga xhamia el-Haram, në xhaminë el-Aksa në natën e 27-të të muajit Rexhep, dhe prej andej ngritjes në Miraxh dhe hyrjes në praninë e Allahut xh.sh..
Ngjarja e Miraxhit është e vlefshme në zbulimin e rëndësisë së xhamisë Aksa.
Në Kur’anin e Shenjtë ka ajete të ndryshme për xhaminë Aksa. Një prej tyre është ajeti i parë i sures Isra.
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).” (Sureja el-Isra, ajeti 1)
HADITHI I PEJGAMBERIT TONË (a.s.) RRETH XHAMISË AKSA
Nga gruaja e Muhamed (a.s.), Mejmune tansmeton se e pyeti Pejgamberit tonë (s.a.v.s): “O i Dërguari i Allahut! Çfarë mendon për Bejtu’l-Makdis (Xhaminë Aksa)?” Pejgamberi ynë (a.s) thotë: “Ai është vend i ringjalljes dhe i origjinës. Shkoni atje dhe faluni në të. Sepse një namaz i falur atje vlen sa një mijë namaze në një vend tjetër.”
Mejmune tha: “Pra, çfarë duhet të bëjmë nëse nuk mund të hyjmë atje, o i Dërguar i Allahut?”
Pejgamberi ynë (a.s.) jep këtë përgjigje: “Dërgo vaj ulliri për t’u ndezur llambat atje. Kushdo që e bën këtë, është sikur ka shkuar atje dhe është falur atje.” (Ibën Mâxhe, Ebù Dâvûd)
Ky hadith, i cili do të ndërgjegjësojë sahabët e periudhës dhe brezat e ardhshëm, zbulon rëndësinë e xhamisë Aksa për Pejgamberin tonë (a.s.). Sipas tij, xhamia Aksa përfaqëson ringjalljen. Është një vend adhurimi ku duhet falur namazi gjithmonë dhe llambat nuk duhet të fiken kurrë.
PËRGJËGJËSIA E MUSLIMANËVE PËR XHAMINË AKSA
Xhamia Aksa, është një vend që çdo musliman duhet të ruajë me respekt dhe dashuri në zemrën e tij. Duhet të jetojë duke e përqafuar, duke kuptuar rëndësinë e saj dhe të veprojë me ndjenjën e mbrojtjes nga çdo e keqe që mund t’i ndodhë.
Xhamia Aksa, përfaqëson Islamin, besimin dhe gjërat e shenjta për muslimanët. Prandaj, është detyrë e çdo muslimani ta mbrojë dhe ta zhvillojë atë. Vetëdija dhe dashuria për xhaminë Aksa, në zemrën e besimtarit duhet të mbahet gjithmonë e freskët.
RËNDËSIA E XHAMISË AKSA
Është detyrë e të gjithë muslimanëve që të shpëtojnë dhe mbrojnë Kudsin, dhe xhaminë Aksa. Kudsi i sotëm dhe Xhamia e Aksasë, janë tokat e shenjta të Islamit. Nga Adami (a.s), tek Muhamedi (a.s.), është vendi që mbart gjurmët e pejgamberëve.
Xhamia Aksa, është vendi i parë i shenjtë dhe një nga tre vendet e shenjta që vizitohen për qëllime adhurimi.
Xhamia Aksa , që do të thotë shumë më tepër se një copë tokë e zakonshme, mbart kujtimet e dashura të shumë pejgamberëve në gurët dhe tokën e saj. Kjo tokë e shenjtë, e cila ishte vendi i parë ku Islami e ktheu drejtimin e tij, është i paprekshëm. Shkelja e dinjitetit dhe ndërhyrja në sigurinë e saj nuk është sjellje që muslimanët mund ta pranojnë.
Xhamia Aksa , e cila është pushtuar ilegalisht nga Izraeli për dhjetë vjet, është një sprovë e madhe për muslimanët për t’u bërë ummet.
Është sprovë e besimit dhe e ndërgjegjes së çdo muslimani.