Bashkësia Islame në Mal të Zi, njofton besimtarët se të premten, më 27.10.2023., pas faljes së namazit të xhumasë, në të gjitha xhamitë, të vendoset një sexhadë për grumbullimin e të hollave në ndihmë të banorëve të Gazës.

“Me shpresën se kontributet tona modeste, krahas lutjeve tona të përditshme, do t’i sjellin sadopak një lehtësim popullit të vuajtur të Palestinës, ju ftojmë t’i përgjigjeni këtij aksioni humanitar për bamirësi”- thonë nga Bashkësia Islame.

Gjithashtu, pas namazit të xhumasë, do të bëhet falja e xhenazeve në mungesë për të vrarët në sulmet izraelite.

“Si edhe më parë, kur pati vuajtje masive të vëllezërve tanë muslimanë, në mbarë botën, edhe këtë të premte do të falet namazi i xhenazeve, në mungesë për dëshmorët e Gazës, Allahu i Mëshirshëm i Mëshiroftë dhe i dhëntë paqe dhe liri atdheut të tyre, Palestinës”., thuhet në deklaratë.