Kryetari i Çështjeve Fetare Prof. Dr. Ali Erbash, tha: “Ne kemi si synim kryesor unitetin, bashkimin dhe solidaritetin e Umetit”.
Kryetari i Çështjeve Fetare, Prof. Dr. Ali Erbas, mori pjesë në “Seminarin orientues për Myftinjtë e rretheve”, në Akademinë Fetare me temë “Rëndësia e Myftinjve në drejtimin e shoqërisë”, të organizuar nga kryesia për myftinjtë e sapoemëruar të rretheve.
Kryesia e Çështjeve Fetare në sallën e konferencave 15 korrik të dëshmorit të vullnetit kombëtar Ali Alitkan, në seminarin e mbajtur në sallën e konferencave, kryetari Erbash, tha në lidhje me sulmet në Palestinë:
“Bota njerëzit herë pas here i merzit dhe ne po përjetojmë një nga ato momente kur ndihemi sërish të merzitur. Para syve të botës po bëhet një masakër e madhe. Na janë lidhur duart, vuajmë nga dhimbja që nuk mund të bëjmë asgjë më shumë se të flasim dhe të lutemi.
Në predikimin e hytbeve që lexuam javën e kaluar, ky ishte qëllimi i temës sonë, veçanërisht sures Inshirah. I lutemi Zotit të na zgjerojë zemrat tona. Përndryshe, nuk është e mundur të marrim frymë të qetë lehtë. Ne e dimë se ata që vdiqën atje ishin në gradën e dëshmorëve. Allahu i mëshiroftë të gjithë dëshmorët”.
Kryetari Erbash, uroi që myftinjtë e sapoemëruar të njihen me detyrat e tyre dhe tha: “Fillimi i detyrës suaj si myfti do t’i shtojë entuziazëm të rëndësishëm bashkësis sonë dhe do të përshpejtojë shërbimet tona”.
“Për unitetin e Umetit nevojiten horizontet e njerëzve që mbajnë postin e myftiut”.
Duke deklaruar se shkencën dhe dijen e shohin si një fener që do të ndriçojë të ardhmen, Kryetari Erbash tha: “Ne kemi si synim kryesor unitetin, bashkimin dhe solidaritetin e Umetit. Nuk po flas vetëm për unitetin, bashkimin dhe solidaritetin brenda kufijve të vendit tonë. Por, për unitetin e Umetit nevojiten horizontet e njerëzve që mbajnë postin e myftiut. Ne duhet t’ia japim këta horizonte hoxhallarëve tanë, dhe shoqërisë sonë në vendet ku punonojmë”, tha ai.