Të dashur besimtarë!

Ebu Hurejra r.a., duke ecur nëpër rrugët e Medinës, vrapoi në tregun e Medinës dhe thirri i emocionuar: “Nxitoni në xhami, amaneti i Resulullahut s.a.v.s., po ndahet! Kur njerëzit dolën nga dyqanet e tyre dhe hynë në xhami, i gjetën disa duke u falur, disa duke mesuad Kur’an dhe disa duke studiuar jetën e Resulullahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Tregtarët u kthyen dhe Ebu Hurejra r.a., dhe ata i thanë: “O Ebu Hurejre, asgjë nuk ndahet atje, duke i shpjeguar atij atë që gjetën”. “Ajo që gjetët në xhami është trashëgimia e Muhamedit a.s., e cila po shpërndahet atje”, u përgjigj Ebu Hurejra.

Resulullahu, s.a.v.s., nuk i la ummetit të tij, juve dhe mua, arat, shtëpitë, paratë dhe pasuritë e tjera, por Ai Alejhisselam ua la pasuesve të tij atë që sjell kënaqësinë e Më të Lartit dhe garanton shoqërinë e tij, a.s., në Xhenet. Për trashëgiminë e tij, Resulullahu, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na thotë: “Unë ju lë ju të dy – Librin e Allahut dhe Sunetin tim; nëse i përmbaheni, nuk do të humbisni”. Sahabët e dëgjuan këtë mesazh me zë të lartë dhe të qartë dhe a e dëgjojmë ne, unë dhe ju mesazhin që na garanton një kalim të sigurt në këtë jetë drejt qëllimit të quajtur Xhenet?

Ne do të arrijmë qëllimin tonë, Xhenetin, nëse e pranojmë Kur’anin si udhërrëfyes në jetën tonë nga trashëgimia e çmuar e Resulullahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Libri për të cilin nuk ka dyshim – Kur’ani Famëlartë – i Madhërishmi nuk e ka shpallur që të qëndroj vetëm në raftet e shtëpive tona, por Allahu i Lartësuar e ka zbritur për të na treguar rrugën e drejtë: “Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” (El-Isra, 9)

Kështu na mëson shembulli dhe mësuesi ynë, Resulullahu a.s.: “Vërtet, shtëpia në të cilën lexohet Kur’ani, shkëlqen mbi banorët e qiejve, ashtu siç shkëlqejnë yjet mbi banorët e tokës.”

Prandaj, detyra jonë, nëse nuk e kemi bërë deri tani, është të fillojmë të shoqërohemi me Kur’anin, duke mbrojtur kështu veten dhe familjet tona, kështu që përfitimi do të jetë i madh si në këtë botë ashtu edhe në atë botë.

Nëse duam trashëgiminë e Resulullahut, s.a.v.s., atëherë duhet të zbatojmë stilin e jetës së tij. Ai që e konsideron veten se e do Resulullahun, alejhi selam, nxjerr mësim dhe porosi për çdo pjesë e jetës së tij, duke ndryshuar veten dhe shoqërinë rreth tij, sepse rruga e jetës na mësoi të forcojmë lidhjen me Më të Lartin nëpërmjet adhurimit. Të zbukurojmë jetën tonë me namaz është shqetësim i Resulullahut, s.a.v.s. i cili tha :“Kini frikë Allahun dhe faleni namazin”, namazin na la amanet në shtratin e vdekjes, sepse e kuptoi mesazhin e të Madhëruarit dhe na e përcolli drejt: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).” (El-Hixhr, 99)

Zoti i Qiellit dhe i Tokës zgjodhi që ezanin ta fillojë dhe ta përfundojë me fjalët “Allahu Ekber”, për t’ju kujtuar mua dhe juve se Allahu është më i madh. Nëse ndonjë punë na largon nga namazi, Allahu është më i madh se ajo punë, nëse takimi me dikë na largon nga namazi, atëherë Allahu është më i madh se çdo takim dhe takimi me Të është më i rëndësishëm. Nëse ndonjë problem na shqetëson dhe na largon nga namazi, atëherë Allahu është më i madh se kaq. Allahu është Ai që është më i madh se gjithçka që ne e konsiderojmë të madhe dhe të cilës i kushtojmë rëndësi.

Të jesh prej atyre që nuk e dëgjojnë ezanin, që nuk e falin namazin, do të thotë të jesh prej atyre që janë në humbje. Për këtë na tregon Resulullahu, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush e humb një namaz, është sikur të ketë humbur edhe pasurinë edhe familjen”. Nëse e sigurojm namazin, i kemi siguruar vetes dritë, dëshmi dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit, kemi siguruar një kalim me të cilin do të na njohë Resulullahu alejhi selam në ditën e gjykimit, sepse pasuesit e tij njihen nga gjurmët e sexhdes. Kur’ani na tregon për këtë: “ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes.” (El-Fet’h, 29) 

Na ka thënë Resulullahu a.s.: “Kush e fal namazin, namazi do të jetë drita, argumenti dhe shpëtimi i tij në Ditën e Gjykimit”.

Me stilin e tij të jetesës, Resulullahu xh.sh. “Unë rekomandoj që të silleni mirë me njëri-tjetrin!” – na obligoi para se të largohej nga kjo botë. Cila është gjendja e marrëdhënieve tona të ndërsjella. A jemi ne sot – që themi për vete se e duam Resulullahun, s.a.v.s., dhe ndjekim rrugën e tij.

Rruga jonë e jetës me siguri do të ndriçohet, sepse nuk është e mundur të lidhet pa Resulullahun, s.a.v.s., pa na nderuar Zoti i botëve me atë që do të jemi të kënaqur si në këtë botë, ashtu edhe në ahiret.“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që falë shumë që mëshiron shumë.” 

(Ali Imran, 31)