Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vetëm tre (fëmijë prej Beni Israilëve) kanë folur në djep: “Isai, biri i Merjemes, dhe pronari i Xhurejxhit (të tretit transmetuesi nuk ia përmend emrin). Xhurejxhi ka qenë një njeri që bënte ibadet. Ai ndërtoi për vete një ndërtesë të posaçme (savme’a) dhe në të bënte ibadet. Duke qenë aty (një ditë), i vjen nëna e vet, e gjeti në namaz dhe i tha: “O Xhurejxh!” (Xhurejxhi) Tha: “O Zoti im, nëna ime apo namazi?” Dhe u përcaktua për vazhdimin e namazit, kurse nëna e tij shkoi prapë. Të nesërmen në agim, prapë i erdhi nëna dhe përsëri e gjeti në namaz dhe i tha: “O Xhurejxh!” (Ky përsëri në namaz me zemër) Thotë: “O Zoti im, nëna ime apo namazi im?” Vendosi ta vazhdojë namazin gjer në fund (dhe, kur ta përfundojë namazin, atëherë t’ia çelë derën dhe t’i përgjigjet nënës, por nëna nuk e pret dhe kthehet si ditën e kaluar). Ditën e tretë, nëna e tij vjen përsëri dhe fillon të thërrasë: “O Xhurejxh!” (Xhurejxhi që falte namaz) Tha: “O Zoti im, nëna ime apo namazi im?” Dhe prap (Xhurejxhi) e zgjedh namazin. (Nëna) Tha: “O All-llahu im, mos e vdis derisa të shohë fytyrat e lavireve!” Beni Israilët ndërmjet tyre e përmendin Xhurejxhin dhe ibade-tin e tij. Aty ishte edhe një grua lavire, e cila shquhej me bukurinë e saj. (Kur dëgjoi për Xhurejxhin) Tha: “Nëse doni, unë e provokoj dhe e mashtroj?! “Pastaj, ajo iu ofrua, por ai as që ia vuri veshin. Atëherë kaloi (atypari) një bari me një kope i cili i kullote rreth vendit të ibadetit (savme’a) të Xhurejxhit, të cilit ajo gruaja iu ofrua, me të cilën bariu pati marrëdhënie intime dhe ajo mbeti shtatzënë. Kur lindi, ajo tha: “Kjo foshnje është me Xhurejxhin!” Pastaj erdhën (njerëzit) te savme’a e tij, ia rrënuan dhe filluan ta rrahin. (Xhurejxhi) Tha: “Ç’keni, o njerëz?” Thanë: “Ti ke bërë mëkat (zina) me këtë lavire, dhe ajo ka lindur me ty.” Tha: “Ku është foshnja?” Pasi ia sollën aty, tha: “Më lejoni derisa të fal namaz, dhe u fal, pasi e përfundojë (namazin) erdhi te fëmija, e preku në bark dhe tha: “O fëmijë, kush është babai yt?” (Fëmija) Tha: “Filan bariu.” Pastaj iu afruan (njerëzit) e filluan ta puthin, ta përqafojnë dhe pastaj i thanë. “Po ta ndërtojmë savme’an tënd prej ari.” Tha: “Jo, ma ndërtoni përsëri prej balte, siç ka qenë.” Dhe ia ndërtuan. Duke thithur foshnja gji te nëna e vet, kalon atypari një kalorës hipur në një deve të shtrenjtë e të bukur dhe nëna e tij tha: “O All-llahu im, bëje djalin tim sikurse ky!” Fëmija e la gjirin, u kthye nga njeriu, e shikoi dhe tha: “O All-llahu im, mos më bë si ai!” Pastaj u kthye nga gjiri dhe vazhdoi të thithë.” (Transmetuesi tregon e thotë) “Sikur po e shoh të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. se si e vë gishtin e tij tregues dhe fillon të thithë duke na treguar.” Pastaj (Pejgamberi) tha: “Pastaj (njerëzit) kaluan me një robëre-shë duke e rrahur dhe i thonin: “Ke bërë zina, ke vjedhur.” Kurse ajo thonte: “Hasbijall-llahu ve ni’mel-vekil” (All-llahu më mjafton për gjithçka dhe Ai është mbrojtësi më i mirë) nëna e foshnjës atëherë tha: “O All-llahu im, mos e bë djalin tim si kjo.” Foshnja e la thithjen dhe shikoi nga ajo e tha: “O All-llahu im, më bë mua si ajo.” Këtu përsëritet tregimi: “Nëna e foshnjës tha: “Kaloi një njeri me pamje të bukur, e unë thashë: “O All-llahu im, bëje djalin tim sikur ky!” Kurse ti the: “O All-llahu im, mos më bë si ai.” Pastaj kaluan me robëreshën të cilën e rrihnin dhe i thonin se ka bërë zina dhe ka vjedhur. Thashë: “O All-llahu im, mos e bë djalin tim si ajo”, kurse ti the: “O All-llahu im, më bë mua si ajo!” (Foshnja) Tha: “Vërtet, ai njeri është tiran, andaj dhe kam thënë, o All-llahu im, mos më bërë si ai! Kurse ajo për të cilën thonin se ka bërë zina e nuk ka bërë, ka vjedhur, e ajo nuk ka vjedhur, thashë: O All-llahu im, më bë mua si ajo.”
Muttefekun alejhi.