Na ishin dy gra të cilat kishin nga një djalë. Erdhi një ujk dhe e rrëmbeu njërin nga dy djemtë. Gruaja që e kishte humbur djalin i tha tjetrës: “Ujku mori djalin tënd.” Tjetra ia ktheu: “Jo! Mori djalin tënd!” Prandaj të dyja u gjykuan të Davudi s.a.v.. Davudi a.s. fëmijen e gjallë ia dha gruas më në moshë (asaj së cilës në fakt i kishte humbur djali). Gratë ia paraqitën mosmarrëveshjen edhe birit të Davudit a.s., Sulejmanit a.s.. Sulejmani a.s., për të kuptuar të vërtetën e kësaj çështjeje, tha: “Më jepni një thikë që ta ndaj me dysh këtë fëmijë dhe t’ua jap këtyre grave!” Gruaja me moshë më të re u hodh: “Allahu të mëshiroftë, të lutem mos e bëj këtë! Në fakt, fëmija ishte i asaj gruaje.” Atëherë Sulejmani a.s. gjykoi se fëmija i takonte gruas më të re në moshë. Kështu për një çështje u dhanë dy vendime. Në fakt për një çështje të tillë ishte normale të kishte mendime të ndryshme. Vendimi i Davudit a.s. u bazua në faktin se fëmija i ngjante gruas më të moshuar dhe se ishte në prehrin e saj. Edhe pse këto janë disa transmetime për këtë ngjarje, nuk dihet me siguri se cilat kanë qenë shkaqet kryesore për një vendim të tillë të Davudit a.s.. Kurse Sulejmani a.s. arriti në një vendim krejtësisht të kundërt me atë të babait të tij. Vendime kontradiktore si këto që morën Davudi a.s. dhe Sulejmani a.s., janë parë shpesh në histori. Këto kontradikta janë rezultat i natyrshëm i jetës shoqërore që është një nga tiparet e rëndësishme që e dallojnë njeriun nga krijesat e tjera. Disa sjellje të disa njerëzve në shoqëri, i bëjnë dëm një pjesë tjëtër. Për këtë arsye, parimet fetare, morale dhe tradicionale që rregullojnë raportet midis njerëzve, kanë marre forme në çdo vend.

Pejgamberi s.a.v., i cili ishte dërguar për të bërë të mundur lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën, mosmarrëveshjet juridike mes njerëzve i ka zgjidhur. Pejgamberi s.a.v., duke u nisur nga fakti se njeriu vetë e di më së miri nëse është apo jo në të drejtë në një mosmarrëveshje, ka kërkuar që njerezit para se të shkojnë në gjyq, së pari problemin ta zgjidhin me ndërgjegjën e tyre.

Në vitin e nënte hixhri, muslimani Vabisa b. Ma’bed El-Esedi, me një grup prej dhjetë vetash nga familja e tij, erdhi ne Medine për të mësuar çështjet e nevojshme lidhur me Islamin nga Pejgamberi s.a.v.. Do të qëndronte për njëfare kohe në Medine, pastaj do të kthehej në vendin e tij, prandaj donte që, për sa kohe do të qëndronte në Medine, të mësonte në mënyre të plotë se ç’është haram e ç’është hallall, e pastaj të kthehej. Me këtë qëllim u nis drejt e tek Pejgamberi s.a.v. Por rreth Pejgamberit s.a.v. kishte një turme të madhe. Por Vabisa ishte i vendosur. Edhe pse i nervozoi te pranishmit, duke çare mes njerëzve, u mundua të afrohej të i Dashuri i të dashurve, të cilin e quante “njeriun që e donte më shume.” Kur e pa Pejgamberi s.a.v., i tha: “Afrohu o Vabisa, afrohu!’ Vabisa u afrua aq sa te ulej gjunj me gjunj me Pajgamberin s.a.v., dhe akoma pa pytur ai, Pejgamberi s.a.v. i tha: “A të te tregoj se për çfar ke ardhur të më pyesish?” Vabisa tha: “Po, o i Dërguari i Allahut!” Pejgamberi i Allahut tha: “A erdhe të me pyesesh ç’është e mirë dhe ç’është e keqe?” Vabisa iu pergjigi: “Po.” Pejgamberi s.a.v., me tre gishtat e bashkuar i ra Vabisas në gjoks dhe i tha: “Pyet vetën, o Vabisa! E mira është diçka ku zemra gjen kënaqesi; kurse e keqja ishte ajo që e shqetëson zemen dhe le dyshim, edhe nëse njerëzit e miratojnë.” Transmeton Ibn Hanbeli

Dëshmi do të thotë që dikush të japë përpara gykatesit në gjyq informacion për çfardo ngjarjeje, sjelljeve, fjale dhe te ngjashme që i ka parë më parë. Pejgamberi s.a.v. i ka dhënë shumë rëndesi dëshmise se muslimanëve në gjyq dhe jashtë gjyqit. Kështu njëherë, Pejgamberi s.a.v. qe ulur me sahabet dhe aty pranë kaloi një xhenaze dhe sahabet e lavdëruan shumë të ndjerin. Pejgamberi s.a.v. tha: “U bë obligim.” Pastaj, kur kaloi një xhenaze tjetër, sahabet thanë fjalë të këqja për të. Pejgamberi s.a.v. përseri tha: “U bë obligim.” Prandaj e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Edhe për atë the: ‘u bë obligim’, edhe për këtë the: ‘u bë obligim?” Pejgamberi i Allahut u përgjigi: “Dëshmia e shoqërisë (për të dy u pranua). Besimtarët janë dëshmitarë të Allahut në tokë.” Transmeton Buhariu