Mesjeta ishte një vend i errësirës për Europën, ndërsa në vendet muslimane një atmosferë e ndritshme ishte dominuese. Andaluzia, ku sundonte Islami e cila ishte në të njëjtin kontinent por në fazën e qytetërimit ishte shumë përpara. Muslimanët e Andaluzisë, të cilët i mësuan Europës shumë çështje të dobishme dhe të ndritshme, futën në veprime të qytetëruara një kontinent të tërë.
Një nga problemet më të mëdha të Europës mesjetare ishte në fushën e mjekësisë. Në kontinent, pacientët konsideroheshin si qenie të pushtuara nga demonët dhe dërgoheshin në ekzekutim në kushte të këqija pa trajtim.
Në të njëjtën kohë në Andaluzi kryheshin operacionet kirurgjikale dhe mejekësia ishte e përparuar. Europianët nga muslimanët mësuan mjekësinë moderne, instrumentet kirurgjikale, ilaçet dhe metodat e trajtimit të pacientëve.
Letra që prodhonin muslimanët në Andaluzi për libra, ishte përhapur në kontinent në mënyra të ndryshme. Letra, u prodhuar në qytetin e Xativës që nga shekulli i tetë. Kjo ishte gjithashtu letra e parë e prodhuar në kontinentin europian.
Muslimanët andaluzianë ishin të parët në Europë, që përdorën teknikat e ujitjes dhe të kultivimit në bujqësi që rriten prodhimin dhe diversitetin e produkteve. Kjo situatë çoi në rritjen e produkteve bujqësore në kontinent. Përveç kësaj, muslimanët, të cilët mësuan Europën për depot e tyre të farave dhe magazinimit, futën shumë fruta dhe perime në kontinent.
Marrja e një arsimimi në Evropë gjatë Mesjetës ishte ekskluzive për klasat e larta dhe bazohej në ekonomi. Leximi i Biblës ishte një privilegj i rezervuar vetëm për klerikët.
Institucionet e para të arsimit të lartë u hapën në Andaluzi, këtu erdhën të rinj nga qytete të ndryshme të Europës. Ata që ishin të arsimuar mirë më vonë ishin pionierët e krijimit të universiteteve të para të Europës.
Nga Bagdadi në Andaluzi me ftesë të veçantë të halifit erdhi Zirjabi, një studiues i famshëm i muzikës, ai themeloi konservatorin e parë në botë në qytetin e Kordobës. Kështu, muzika moderne e Evropës mori formë në Andaluzi. Origjina e muzikës perëndimore filloi në Andaluzi.
Zirjabi, që jetoi në shekujt 8 dhe 9, ishte emri që i dha formë modës së sotme. Ai e nisi trendin e parë të modës duke konceptuar frazën e veshjeve sipas stinëve. Veprimet e Zirjabit, i cili vishte rroba të ndryshme dhe parfumohej në periudha të ndryshme të ditës, u përhapën në shoqërinë europiane me kalimin e kohës. Kështu, u shfaq trendi i modës.
Tokat europiane kanë qenë të ndyra gjatë historisë. Njerëzit vdisnin nga sëmundjet e lidhura me ndotjen. Furnizimi me ushqim të freskët në këto kushte ishte një problem i madh për qytetet. Europa, mësoi kriteret e pastërtisë në ushqim nga muslimanët e Anduluzisë.
Në shekullin e 19-të, qytetet kryesore të Evropës vuanin nga problemet me ujin dhe ndriçimin, rrugët andaluziane ishin të ndriçuara dhe uji ishte i shpërndarë nëpër shtëpi që në periudhat e hershme. Konceptet bazë urbane si rrugët ujore, sistemet e ujërave të zeza dhe ndriçimi në qytetet kryesore të Europës ndodhi falë muslimanëve.
Shkencëtarët andaluzianë ishin mjaft të avancuar në fushën e matematikës dhe astronomisë. Ato bënë llogaritje matematikore për botën më saktë se grekët. Andaluzianët përdorën së bashku astronominë dhe matematikën.
Kur shikojmë mbrapa shekuj më parë, Andaluzia shquhej si një burim uji i pastër që rridhte në një gjeografi kënetore. Çdo lëvizje që filloi këtu pati një ndikim në kontinent.
Sot, evropianët për gjithçka, nga planifikimi urban deri te moda, në një spektër i gjerë duke filluar nga muzika te kultura ushqimore, ato u detyrohën muslimanëve andaluzianë të cilët i masakruan brutalisht.