Radio Fatih me datë 27.12.2023. në shenjë solidariteti me familjet e atyre që humbën jetën tragjikisht në aksidentin trafikor mbrëmë në Plavë, ndryshojnë programet e ditës duke vendosur të transmetojnë pjesë nga Kur’ani dhe instrumente.

Kujtojmë se natën e së hënës dhe të martës një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Plavë – Andrijevicë në qytetin e Brezovicës, ku katër persona kanë humbur jetën dhe një person është lënduar.

Kanë humbur jetën çifti bashkëshortor M.H.(26) dhe E.H.(20), si dhe personat M.C.(26) dhe M.M.(60).

Lusim Allahun e Madhëruar që të ndjerëve t’u dhurojë Xhenetin dhe familjarëve sabër.