Sot u përcollën për në një botë më të mire merhumët e aksidentit trafikor që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën Plavë – Andrijevicë në vendin e quajtur Brezojevicës.

Namazi i xhenazeve u drejtua nga Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq i cili tha:

“Çdo gjë është e caktuar nga Allahu i dashur dhe kështu duhet të pranojmë edhe kalimin e këtyre njerëzve të mirë në botën e ardhshme. Kjo frymë guximi, këmbënguljeje dhe durimi tradicionalisht i ka dalluar banorët e këtij vendi. Nuk kam asnjë dyshim se këtë humbje të madhe për këtë zonë dhe gjithë komunitetin do ta përballoni në frymën e asaj tradite”, përfundoi Reis.

Kryetari i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Plavë, Muhamed ef. Cecunjanin tha:

“Mesazhi Kur’anor është se të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi, dhe kalimi në jetën e përtejme është pjesë e furnizimit të Zotit”, tha Cecunjanin.

Në varrim morën pjesë një numër i madh vendasish dhe qytetarë nga Mali i Zi dhe rajoni.

Kujtojmë se natën e së hënës dhe të martës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku kanë humbur jetën katër persona: Mersim dhe Eldina Haxhaj, Nermin Cirikoviq dhe Mirza Mekuli.