Me datë 21.01.2024 në Krythë të Anës së Malit, në komunën e Ulqinit, u bë hapja e Qëndërës së Komunitetit. Në hapjen solemne mori pjesë Reisi i Bashkësis Islame në Mal të Zi Rifat ef. Fejziq. Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës së Ulqnit Omer Bajraktari, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka, deputet të kuvendit të Malit të Zi, kryeimami i Ulqinit, donatorë, funksionarë të ndryshëm, afaristë, imamë, mësues qytetarë dhe të tjerë.
Qendra e Komunitetit Krythë, është një projekt i ideuar dhe realizuar nga vendasit që ndodhën në diasporë veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është e projektuar që të jetë një objekt shumë funksional për të gjithë banorët e Anës së Malit dhe Ulqinit. Ajo ka një kapacitet 150-200 vendësh në ambient të mbyllur.
Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, duke u drejtuar të pranishmëve ai shprehu falendërimet për të gjithë ata të cilet kanë kontribuar në këtë projekt por edhe si çdo herë që ata kontribojnë në projekte të tilla në dobi të komunitetit. Ai tha se ne si mysliman jemi të detyruar që të tregojmë respekt ndaj çdo njeriu, edhe ndaj të vdekurve duhet të tregojmë respekt, sepse kjo është një traditë e Pejgamberit tonë të dashur (a.s). Kjo qendër e përfunduar këtu me kushtet më të mira bashkëkohore tregon se ju i respektoni të vdekurit tuaj. Duke cituar një thënje të hz. Ebu Bekrit (r.a) ai tha se kjo botë është si tregu nësë bën investimin e duhur do të keshë përfitime, e nesë jo do të humbësh, pra investimi në punë të mira dhe të hajrit sjell të mira në këtë botë dhe shpërblime në botën tjetër, pra dhe ky investimi juaj këtu është investim për punë të hajrit, punë të dobishme, punë të mira dhe Allahu jua pranoftë këtë vepër duke ju shpërblyer në xhennetin e Tij të amshuar. Fjalën e tij e përfundoj duke u lutur që kjo qëndër të përdorët sa më pak për shërbimet e xhenazeve dhe sa më shumë për aktivitet të tjera të dobishme.