Kryetari i Çështjeve Fetare të Diyanetit Prof. Dr. Ali Erbash, mori pjesë në “Takimin e vlerësimit të nënpunsëve arsimor” organizuar nga Kryesia e Akademisë Fetare-Diyaneti në Ankara.

Duke folur në hapje të takimit, Kryetari Erbash deklaroi se baza e qytetërimit Islam bazohet në shkencën, diturinë, urtësinë dhe tha: “Kur shikojmë ajetet e para të Kur’anit, shohim se sa i rëndësishëm është leximi, mësimi, dituria, mençuria, shkrimi dhe pena janë.”

“Kur Kudsi u largua nga sundimi muslimanëve, ai u bë qendra e shtypjes.”

Duke thënë se 5 vjet pas vdekjes së Profetit tonë (a.s), Kudsi ra nën sundimin e muslimanëve dhe u bë qendër e shkencës, kryetari Erbash tha: “Ju e shihni gjendjen aktuale të Kudsit, sa herë që ishte nën sundimin e muslimanëve, ishte në paqe, sa herë që largohej nga sundimi i muslimanëve, bëhej kaos dhe luftë. u bë qendra e shtypjes, siç është sot…”

Kryerari Erbash, vuri në dukje se muslimanët sot duhet t’i analizojnë mirë ngjarjet e fundit dhe tha: “Është një domosdoshmëri që t’i ri-ofrim njerëzimit standardet e jetës, parimet morale dhe vlerat universale të bazuara në njohuri dhe urtësi të Islamit në dritën e besimit tonë dhe vlerave qytetëruese.”

“Edukimi i atyre që do të udhëheqin jetën shpirtërore të shoqërisë kërkon një ndjeshmëri shumë të veçantë.”

Duke vënë në dukje se detyra e nënpunsëve fetarë është të rrisin njerëzit, kryetari Erbash, tha: “Rritja e njerëzve kërkon ndjeshmërinë e një këmbyesi. Ne, që rrisim njerëzit, duhet ta kemi më shumë atë ndjeshmëri, ashtu siç mbajnë peshoren kur peshojnë arin. Sepse njerëzit janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Në veçanti, edukimi i atyre që do të udhëheqin jetën shpirtërore të shoqërisë kërkon një ndjeshmëri shumë të veçantë. Kur edukimi që ofroni është edukim fetar, përgjegjësia juaj rritet edhe më shumë”, tha ai.

Kryetari Erbash, nënvizoi se qëllimi përfundimtar i shkencës dhe arsimit është t’u mundësojë njerëzve të arrijnë paqen në këtë botë dhe në botën tjetër dhe të rritin njerëz të virtytshëm dhe tha se njerëzit e ditur rriten disi, por dituria pa virtyt dhe moral nuk ka kuptim.

“Ne duhet ta mbajmë vazhdimisht të përditësuar marrëdhënien tonë me botën dixhitale”

Duke u shprehur se zhvillimet teknologjike kanë sjellë një dinamizëm tjetër në veprimtaritë shkencore dhe arsimore, kryetari Erbash, tha: “Në një mjedis të tillë ku ndahen të gjitha llojet e informacionit në mënyrë të rastësishme, rëndësia e informacionit të saktë, leximit të rregullt dhe edukimit sistematik është bërë edhe më evidente. Në këtë drejtim, së pari duhet të mbajmë veten të përditësuar me botën dixhitale duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë dhe rreziqet e fushës. Ne duhet të përfaqësojmë në mënyrë aktive të vërtetat jetëdhënëse të Islamit edhe në këtë fushë, me metodën e duhur, informacionin autentik dhe punën e kualifikuar.”