Xhamia e Madhe e Algjerisë, është xhamia me minaren më të lartë në botë, dhe u hap për adhurim. Xhamia e Madhe e Algjerisë, është xhamia e tretë më e madhe në botë dhe e para në Afrikë. Xhamia e Madhe e Algjerisë është ndërtuar në kryeqytetin e Algjerisë në Algjer.
Xhamia e Madhe e Algjerisë, është xhamia më e rëndësishme e ndërtuar për të fshirë nga vendi gjurmët e periudhës koloniale franceze. Ajo është ndër veprat më të rëndësishme të realizuara.
Gjatësia e minarës në xhaminë e madhe të Algjerit, arrin 267 metra lartësi, është ndërtuar në një sipërfaqe prej 27,75 hektarësh. Kompleksi i xhamisë, ka një kapacitet prej 120 mijë njerëz, ka gjithashtu një bibliotekë me një milion libra, një sallë konferencash, një muze të artit dhe historisë islame dhe një muze për historinë e Algjerisë, duke përfshirë një qendër që kryen kërkime. Ajo përbëhet nga 12 ndërtesa.
Kostoja zyrtare e xhamisë së madhe është 898 milionë dollarë.