Pavarësisht pengesave të Izraelit, 35 mijë myslimanë në Kudsin Lindor të pushtuar erdhën në xhaminë el-Aksa për faljen e jacisë dhe taravive.

Në lajmet e WAFA, agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, e bazuar në departamentin e fondacioneve Islame të Kudsit, thanë se myslimanët u dyndën në xhaminë el-Aksa në ditën e parë të Ramazanit.

Kudsi Lindor i pushtuar nga forcat izraelite
për 5 muaj me radhë janë krijuar pengesa për myslimanët për të hyrë në xhaminë el-Aksa, sipas lajmit thuhet se kanë krijuar përseri pengesa për rininë që në ditët e para të muajit të Ramazanit, për të hyrë në xhaminë el-Aksa.

Në lajm thuhet se Izraeli ka rrahur rëndë dhe ka ndaluar një të ri palestinez, i cili donte të hynte në xhaminë el-Aksa për të falur namazin. Pavarësisht kufizimeve dhe vështirësive që sollën, 35 mijë mysliman u rreshtuan në xhaminë el-Aksa për namazin e jacisë e të taravisë.

Lajmi kujtoi gjithashtu se Izraeli vendosi tela me gjemba në muret që rrethojnë Kapakun e Luanit (Esbat), një nga portat që çojnë në xhaminë el-Aksa.