Kishin kaluar dy vite pas hixhretit. Një karvan i mushrikëve të Mekës, nën udhëheqjen e Ebu Sufjanit, kishte shkuar në Sham dhe po kthehej me pasurinë e mekasve. Karvani me qindra deve, kuaj dhe pasuri të çmuar, që do të kalonte në afërsi të Bedrit, kishte një pjesë të pasurisë së muslimanëve. Kur u shperngulën muslimanët, ishin të detyruar ta linin një pjesë te madhe të pasurise në Meke dhe politeistët e kishin konfiskuar. Mekasit po shkonin në Sham të shisnin pasurine e muslimanëve dhe tani muslimanët donin të merrin pasurinë e tyre.
Karvani i madh u nis drejt Mekës. I Dërguari i Allahut s.a.v. donte të rimerrte pasurinë e muslimanëve si mjet për të ndalur padrejtësinë e mekasve, të cilët nuk njihnin as ligj e as të drejta.
Për një kohë të shkurtër i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij, gjithsej 315 burra, nisen marshimin që ta kapnin karvanin. Ishte dita e dymbëdhjetë e Ramazanit. Tetëdhjetë veta ishin muhaxhire nga Meka, ndërsa të tjerët ishin ensare. I Dërguari i Allahut flamurin e bardhe ia dha një të riu nga ensarët.
Pas një kohe ushtria muslimane arriti në Bedr. Marshimi nuk ishte i lehtë për sahabët sepse ishte Ramazan dhe ishin agjërueshëm. Një problem tjetër ishte mospërshtatja e kafshëve për kalërim. Në këto kushte të rënda nuk kishin kohë as për pushim. Ata donin të kapnin sa më shpejt karvanin e udhëhequr nga Ebu Sufjani. Ebu Sufjani ndërkohë e kishte ndërruar rrugën pasi kishte kuptuar planet e muslimanëve dhe nëpërmjet ruges bregdetare karvani arriti në Mekë. Pasi e shpëtoi karvanin, Ebu Sufjani pa humbur kohë i bëri thirrje ushtrisë së mushrikëve që të kthehen pas. Disa nga kurejshët donin të ktheheshin, por Ebu Xhehli kategorikisht e kundërshtoi këtë mendim dhe i pengoi ata që donin të ktheheshin. Ebu Xhehli dhe ata që e pasonin mendonin se kjo betejë që do të ndodhte në afersi të Bedrit ishte një mundësi e arte për ta sepse kishin pergatitur një ushtri shumë të fortë. Ushtria e mushrikëve ishte numerikisht trefish më e madhe se ushtria muslimane.
Muslimanët arritën në Bedr dhe Allahu i Lartmadhëruar nga qielli u leshoi një shi që i freskoi. Me këto pika shiu mëshire toka dhe pluhuri u zbuten, puset u mbushën me ujë. Me pikat e shiut sikur meleket kishin zbritur ne tokë, I Dërguar i Allahut një ditë para Betejës së Bedrit u tregonte sahabëve se si do të shkonte beteja.
Prej fillimit të udhëtimit i Dërguari i Allahut i mori masat me kujdes dhe në asnjë moment nuk u ndal prej lutjeve. Allahu i Lartmadhëruar ia pranonte lutjet dhe kohë pas kohe e ndihmonte atë dhe shokët e tij. Ky ishte një realitet që mushrikët nuk mund ta llogarisnin.
Ditën e Bedrit u nda e vërteta prej gënjeshtrës dhe Allahu i Lartmadhëruar e cilesoi si “Dita e Furkanit”, kur dërgoi ndihmën e Tij dhe i shpëtoi ata që ishin aty vetëm për hir të Tij.
Ndihma e Allahut erdhi që kur filloi beteja dhe nuk ishte e njëanshme. Allahu i Lartmadhëruar në njërën anë ushtrine e mushrikëve ia tregoi Pejgamberit që në gjumë, por muslimanëve ua bënte të dukej ushtri e vogel, kurse politeisteve ua bënte ushtrinë e muslimanëve që të dukej e madhe. I Dërguari i Allahut s.a.v. i lajmëroi madje shokët e vet se kishte pare Xhebrailin e armatosur.
Ndihma e Allahut në Betejën e Bedrit ishte shumë e qartë. Një ushtri trefish më e madhe numerikisht dhe mjaft e armatosur u shkatërrua nga ana e muslimanëve. Bedri ishte fitore në rrugën e Zotit, me besim tek Allahu dhe mbështetje tek Ai. I Dërguari i Allahut s.a.v. kishte bërë maksimumin dhe përfundimisht përgjegjësinë e kësaj lufte bashkë me lutjet e veta ia kishte dorëzuar Allahut të Lartmadhëruar. Pas kësaj mbështetjeje, Allahu i Lartmadhëruar u mundësoi një fitore të ndritshme. Ai u dhuroi muslimanëve më tepër se ç’kishin kërkuar prej Tij.