Kusej bin Kilab, ishte gjyshi i gjeneratës së katërt i Muhamedit (s.a.s). Ai u rrit jashtë vendit; pastaj u kthye te fisi i tij në Mekë, dhe fitoi një vend të spikatur për veten e tij në Meke. Kusaj, ofroi shërbime të mëdha për Qaben dhe Mekën, ai e ringjalli qytetin e shenjtë. Ishte vetë Kusaj që Haxheru’l-esvedin e vendosi në vendin e vet, ishte ai që të mos dëmtohet Qabeja ndërtoi tavanin e saj, ndërtoi puse uji dhe pishina për haxhit dhe hodhi themelet e urbanizimit duke ofruar ndihm nomadëve që të vendoseshin në Mekë.
Emri i tij i vërtetë është Zejd. Kur ishte i ri, babai i tij Kilab b. Murrah vdiq, nëna e tij, Fatime bint Sa’d, ishte nga fisi Uzra. Kur i vdiq babai i Kusajit, Kilabi, Rebia b. Harami u martua me nënën e tij. Njerku i tij e mori atë dhe nënën e tij në vendlindjen e tij në afërsi të Tabuk (ose Jermuk), ku jetonte fisi i tij. Vëllai i Kusajit nga nëna dhe nga babai, Zuhre, qëndroj në Mekë. Më vonë, Kusaj u kthye në Mekë në moshë të re. Për shkak se Zejdi u rrit jashtë vendit të tij në gurbet, ai filloi të njihej me pseudonimin Kusaj, nga rrënja “kasv” që do të thotë “duke qëndruar larg, ose në gurbet”. Pasi mësoi për prejardhjen dhe fisin e tij nga nëna, Kusaj vendosi me u kthye në Mekë te fisi i tij. Në një kohë të shkurtër, ai fitoi një vend të dalluar në mesin e fisit Kurejsh.
Një tregtar që erdhi në Mekë pasi që nuk kishte trashëgimtarë i la shumë pasuri Kusajit, dhe gjendja e tij financiare u përmirësua. Kusaj i cili u martua me Hubbâ b. Hulejl, vajzën e Hulejl b. Hubshijje, i cili ishte prijësi i fisit Huzaa, që kishte Mekën dhe rrethinat e saj në kontroll. Hulejli, vjehrri i tij, i cili kontrollonte shërbimet e Qabes në pleqëri, i dha çelësat e Qabes vajzës së tij Hubbës. Kusaj i kërkoi vjehrrit që t’i jepte detyrën e shërbyesit të Qabës. Hulejli e përmbushi kërkesën e Kusajit.
Kur vdiq Hulejli, Kusaj morri pronësinë e plotë të shërbimit në Qabe dhe në rrethinen e saj.
Edhe pse fisi Huzaa e kundërshtoi këtë, Kusaj mori përsipër administrimin e Mekës dhe shërbimet e Qabes me ndihmën e Kinanas dhe Kudaas.
Kështu, dominimi në Mekë iu dha Kusajit, dhe kështu kaloi te fisi Kurejsh. Kusaj bashkoi degët e fisit Kurejsh që jetonin jashtë Mekës dhe i vendosi ato në Mekë.
Dominimi i Kurejshëve në Mekë dhe rrethinat e saj u forcua. Për këtë arsye, ai u quajt “bashkuesi”. Ai rregulloi Qaben dhe organizoi haxhin. Haxheru’l-esvedi i cili ishte rrembyer nga banorët e Xhurhumit, të cilin e groposën, Kusaj e mori duke e vënë atë në vendin e tij në Qabe.
Në vitin 440, çështje e rëndësishme që u diskutuan dhe u merrshin vendime në pjesën mbrapa Qabes ku fillonin tavafin, në veri të Qabes. Kusaj në këtë pjesë ndërtoi vendin e takimit të quajtur Dârunnedve ku merreshin vendime të rëndësishme.
Ai përqendroi të gjitha shërbimet që kishin të bënin me Qaben, Mekën dhe rrethinën e saj, detyra e plotësimit të nevojave për ujë të mekasve dhe atyre që vijnë për të vizituar Qaben dhe plotësimi i nevojave ushqimore të atyre që vijnë për të vizituar Qaben në ditët e haxhit në lidhje me Qaben dhe Mekën.
Ai merrte një taksë vjetore nga Kurejshët në këmbim të shërbimit që u ofronte haxhive që vinin në Mekë. Në vende të ndryshme në Mekë ai hapi puse uji.
Ai plotësonte nevojat për ujë të haxhinjve duke vendosur pellgje prej lëkure rreth Qabes, la punët kalendarike që kishin të bënin me haxhin në fisin Kinana dhe siguroi besnikërinë e fiseve të tjera ndaj Mekës.
Meqenëse Huzaat ishin të afërm të gruas së tij, ai u dha disa detyra njerëzve të tyre.