Nemire është emri i një mali të vogël në anën perëndimore të Arafatit. Ndërsa xhamia Nemire është xhamia e madhe që ndodhet në Arafat. Në këtë xhami në ditën e Arafatit falet namazi i bashkuar (xhemi takdim) i drekës dhe ikindis që quhet xhemati i madhë dhe mbahet hytbeja.

Këtu u ngrit një tendë për të Dërguarin e Allahut (a.s.) gjatë haxhit të tij lamtumirës dhe Pejgamberi (a.s.) fali namazin dhe mbajti hytben këtu.

Xhamia përmendet më së shumti si Mesxhid-i Arafe dhe Mesxhid-i Ibrahim. Ky vend quhet edhe Mesxhidi Urene, duke iu referuar emrit të luginës, dhe musallaja e Arafatit, duke iu referuar Arafatit.

Megjithatë, ajo u bë e njohur si Mesxhidi Nemire, pas kodrës ku ishte ndërtuar tenda e Pejgamberit (a.s.).

Ibn Abdulbari përcjell mendimin e disa dijetarëve se xhamia ndodhet brenda Arafatit dhe se muri i kibles kufizohet me luginën Urene. Aty thuhet se zona e xhamisë përfshihet në luginën Urene dhe se këtu nuk mund të ndërtohej një themel. Vetëm pjesë të xhamisë së sotme në perëndim dhe veri kanë mbetur jashtë kufirit të Arafatit.

Një foltore ishte bërë me gurë të vegjël në Urene që i Dërguari i Allahut t’u drejtohej njerëzve. Kur ujërat e vërshimit e shkatërruan këtë minber me kalimin e kohës, Abdullah b. Zubejri gjatë sundimit të tij në Mekë, kishte vendosur këtu një minber të ri të bërë nga druri i hurmes. Ndërsa ishte një zonë e sheshtë pa mure dhe pa çati, ku njerëzit mblidheshin për të falur namazin me xhemat, ajo u rrethua me mure gjatë periudhës së Emevive. Xhamia u zgjerua disa herë, deria sa erdhi në formën e saj përfundimtare që është edhe sot, ajo është bërë një xhami dykatëshe me gjashtë minare dhe disa pjesë ku mund të falen rreth treqind mijë njerëz.

Xhamia Nemire, e cila u ndërtua në vendin ku Pejgamberi (a.s.) u fal dhe mbajti hytben gjatë haxhit të lamtumirës, ​​aktualisht po përgatitet për Arafatin.

Ndërkohë që po rinovohet dyshemeja e xhamisë së përgatitur në Arafat, e cila do të presë miliona haxhinj, po vendosen edhe sisteme të mëdha të ajrit të kondicionuar, që haxhinjt të mos preken nga temperaturat e larta.

Në xhami ka edhe reparte emergjente shëndetësore, ku dhjetëra persona punojnë për rregullimin e peizazhit dhe pastrimit.

Për të mbajtur Hutben e sivjetme në Arafat, në xhaminë Nemire është emëruar shejh Mahir El Muaikli.