Udhëheqësit, të cilët janë pjesë e grupit tonë të haxhinjve në Mekë, thanë se kohët e kaluara në vendet e shenjta janë të veçanta dhe se motivimi dhe perceptimi i haxhinjve gjatë kësaj periudhe kohore është më i lartë se gjithnjë dhe për këtë arsye ata janë më të hapur ndaj udhëzimeve.
Haxhi është një përmbledhje e udhëtimit për tek Allahu i Madhëruar. Aktivitetet udhëzuese dhe edukative janë shumë të rëndësishme gjatë këtij udhëtimi. Për këtë arsye, udhërrëfyesit i përmbushin me gjithë zemër pritshmëritë e haxhinjve tanë.
Tani ato po përgatiten që ditën e xhuma të veshin ihramet ku do të nisen për në Mina ku dhe do e kalojnë natën e xhuma, dhe do bëhën gati për në Arafat ditën e shtune.
Dita e Arafatit është një ditë shumë e rëndësishme. Sipas fjalëve të Pejgamberit tonë, ajo është dita më e çmuar e vitit. Atë ditë do ta kalojmë me lavdërim, dhikër, lexim të Kur’anit, lutje dhe përkushtim. Fillimisht organizojmë programin e namazit të sabahut, më pas lexohet Kur’an bëhet tesbih dhe dhikër.
Te gjithe haxhijte jane ne gjendje te mire shendetsore dhe nen perkundesjen maksimale nga udheheqsit që i përfaqsojnë.