Në librin tonë madhështor Kur’anin e Shenjtë një nga suret e Tij, është sureja Tebbet. Në këtë hutbe le të kujtojmë edhe një herë të vërtetat që na mëson sureja Tabbet. Allahu ynë i Madhëruar thotë në këtë sure: “Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra). E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.” ( Tebbet, 1-5).

Ebu Lehebi ka qenë xhaxhai i Pejgamberit tonë (a.s.). Megjithatë, ai ishte një nga ata që i impononte nipit të tij vështirësitë, tiranitë dhe mizoritë më të ashpëra. Ai ishte një nga armiqtë më të mëdhenj të Islamit dhe muslimanëve. Kështu në suren Tebbet tregohet për fatin e Ebu Lehebit, ndihmësve të tij dhe të atyre që ndoqën rrugën e tij.

Nga kjo sure mësojmë se ata që bëjnë luftë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, luftojnë kundër besimtarëve, ata që përfshihen në një luftë të pamëshirshme do të vuajnë një dënim të dhembshëm. Të mirat, pasurit, fuqit dhe mjetet të cilat përdorën për të shkaktuar ngatërresa dhe ligësi do të jenë subjekt i zemërimit të Allahut. Një fund i trishtë i pret ata që janë skllevër të arrogancës së tyre dhe përçmojnë njerëzit, qëndrojnë kundër së vërtetës, dhe së drejtës dhe në këtë menyrë i shërbejnë gënjeshtrës dhe ligësis, ata i pret i njëjti fund.

Sureja Tebet thekson se ata që mbështesin shtypjen, si Ebu Lehebi dhe të tjerët, do të kenë të njëjtin fat. Sepse përkrahja e shtypësit është gjithashtu mizori. Të shkaktosh përhapjen e shtypjes është shtypje.

Pejgamberi ynë (a.s) ka thënë: “Ai që ndihmon shtypjem, me siguri do të pësojë zemërimin e Allahut të Madhëruar”. (Ebu Davud, Kada, 14).

Prandaj kudo ku ka shtypje, duhet t’i kundërvihemi me duar, me gjuhë dhe me zemër. Në një botë ku ekziston shtypja, askush nuk do të jetë i sigurt. Paralajmërimi i të Dërguarit të Allahut (a.s) për këtë çështje është shumë i qartë: “Nëse njerëzit e shohin mizorinë e shtypësit dhe nuk e pengojnë atë, është e pashmangshme që Allahu t’i nënshtrojë ata në një dënim të përgjithshëm”. (Tirmidhiu, Tefsiru’l-Kur’an, 5).

Sa e trishtueshme është që sot Ebu Lehebët
vazhdojnë shtypjen e tyre dhe Ebu Xhehlët udhëtojnë nëpër kontinente. Vrasësit dhe pushtuesit kryejnë masakra brutale ndaj fëmijëve, grave, të moshuarve dhe njerëzve të pafajshëm në tokat islame, veçanërisht në Gaza. Vrasësit me sy të egër po kryejnë një gjenocid të paprecedentë në histori. Ata që i mbështesin po duartrokasin shtypjen me duart e tyre të gjakosura dhe po i inkurajojn tiranët.

Ju bëjmë thirrje të gjithë mizorëve!
O mizor! Hiqni dorë nga kjo mizori. Mos u besoni qendrave të pushtetit ku mbështeteni. Shikojeni historinë dhe mësoni prej saj. Mbani mend se çfarë ju ka ndodhur për shkak të shkeljeve tuaja në të kaluarën. Fuqia dhe mundësitë që keni sot nuk do t’ju shpëtojnë kurrë. Asgjë nuk mund ta pengojë fenë tonë, Islame, që të vendoset në zemrat e njerëzve dhe të përhapet në mbarë botën. Allahu ynë na informon për këtë të vërtetë kështu:

“Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Saff, 8)

Të dashur muslimanë!
Asnjë shtypje apo padrejtësi nuk është e përjetshme. Edhe pse shtypësit mendojnë se janë të fortë, ata patjetër do të mposhten. E vërteta do të mbizotërojë dhe gënjeshtra do të zhduket. Detyra jonë është të mos pranojmë kurrë shtypjen dhe të mos i nënshtrohemi të keqes. Pa humbur shpresën dhe guximin tonë duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me të shtypurit kundër shtypësve. Për të përmbushur siç duhet përgjegjësitë tona duhet të bashkojmë duart dhe zemrat tona për të ndërtuar një qytetërim që do të garantojë drejtësinë dhe mirësinë në tokë. Të mos harrojmë se sot, shtypësit vazhdojnë shtypjen e tyre për shak se muslimanët janë të përçarë. Fundi i shtypjes varet nga veprimi i muslimanëve në unitet dhe solidaritet.

Hutben po e mbyllim me ajetin siç ka urdhëruar Allahu ynë i Plotfuqishëm:

“Thuaju atyre që nuk besuan: “Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)”.” (Ali Imran, 12)