Xhamia e Namazgjasë e ndërtuar në Tiranë nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Türkiyes dhe Fondacioni për Çështjet Fetare i Türkiyes (TDV), është hapur me date 10.10.2024, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015. Në hapjen e saj morën pjesë Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, Kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes, Prof. Dr. Ali Erbaş, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, përfaqësues të tjerë nga dy vendet dhe besimtarë të shumtë.

Xhamia, e cila është më e madhja në Ballkan, ndërtimi i së cilës nisi në zonën e njohur si Namazgja në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, do t’i japë fund mallit 100-vjeçar të myslimanëve shqiptarë për një xhami. Në xhami 10 mijë persona do të mund të falen në të njëjtën kohë, duke përfshirë edhe zonën e hapur. Në zonën e xhamisë do të ketë sallë konferencash, klasa, kurs Kur’ani, sallë ekspozite, bibliotekë, ashensor për personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuar, dhomë për kujdesin e bebeve, dhoma studimi dhe qendër kulturore. Gjithashtu, brenda zonës së xhamisë do të vendoset edhe “Muzeu i Bashkëjetesës së Kulturave Ballkanike”.

Xhamia e Namazgjasë, u projektua si një strukturë që shtrihet nga tradita në të ardhmen dhe integron traditën dhe teknologjinë, duke ndërthurur teknologjinë e sotme të ndërtimit me stilin e arkitekturës klasike osmane që dominon në Ballkan.

Kjo ceremoni filloi me leximin e ajeteve Kur’anore nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja.

Më pas Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës së Türkiyes mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse.

Në fund Kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş bëri duanë me rastin e hapjes së xhamisë.