Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Podgoricë, Dr. Bahattin Akbaş, së bashku me ndihmësin e tij, prezantoi programin e bursave të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë në medresenë “Mehmed Fatih” në Tuz. Gjatë prezantimit, nxënësit u informuan në detaje mbi mundësitë e ofruara nga këto bursa, të cilat synojnë të mbështesin studentët në studimet e tyre në fushën e teologjisë islame.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ndihmës reisi, Dr. Behlul Kanaqi, i cili shoqëroi ekipin dhe ndau fjalë inkurajuese për nxënësit, duke i nxitur të përfitojnë nga kjo mundësi unike.
Programi i Bursave përfshin:
• Medresetë Ndërkombëtare të Anadollit
• Bachelor në Teologji Islame
• Master dhe Doktoraturë në Teologji Islame
Përfitimet e bursës:
• Mbështetje e plotë për studime
• Akomodim dhe biletë udhëtimi
• Kurse gjuhësore
• Shërbime shëndetësore
Afati i fundit për aplikim:
28 Shkurt 2025
Aplikoni tani përmes faqes zyrtare:
Ky program ofron mundësi të shkëlqyera për studentët e interesuar për studime në fushën e teologjisë islame, duke siguruar mbështetje të plotë dhe standarde të larta ndërkombëtare!