Ishte viti i tetë i Hixhretit. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) po përgatitej fshehurazi për një fushatë ushtarake. Madje as gruaja e tij, Hz. Aishja (radijallahu anha), të cilës i kishte kërkuar të bënte përgatitjet, nuk e dinte arsyen.
Me 10 Ramazan të vitit 8 hixhri (630 miladi). I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) e kishte marrë tashmë vendimin e tij. Qyteti që ai kishte lënë pas me trishtim gjatë Hixhretit, vendlindja e tij dhe toka nga e cila muslimanët ishin dëbuar me forcë, duhej të çlirohej. Ky çlirim ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë islame. Në këtë ditë, Muhammedi (paqja qoftë mbi të) dhe ushtria prej rreth 10,000 muslimanësh hynë në Mekë pa hasur pothuajse në asnjë rezistencë. Kjo ishte një ngjarje madhore që shënoi fundin e armiqësive mes muslimanëve dhe kurejshëve, si dhe triumfin e Islamit në Gadishullin Arabik.
Qabeja, e cila ishte një vend i shenjtë që nga koha e Ademit (paqja qoftë mbi të), dhe duhej të pastrohej nga idhujt. Përveç rëndësisë fetare, Mekka ishte gjithashtu një qendër e rëndësishme politike dhe tregtare. Me marrjen e saj, sundimi i Islamit dhe i muslimanëve do të forcohej edhe më shumë.
Në fakt, me Marrëveshjen e Hudejbijes, muslimanët kishin bërë një hap të madh në njohjen e tyre si një forcë legjitime. Në vijim, numri i muslimanëve ishte rritur dita-ditës dhe disa nga figurat më të shquara të Mekës, si Halid ibn Velidi (radijallahu anhu) dhe Amr ibn Asi (radijallahu anhu), kishin pranuar Islamin.
Për shkak se aleatët e tyre po i bashkoheshin Islamit ose po vendosnin marrëdhënie miqësore me të Dërguarin e Allahut (sas), kurejshët po mbeteshin gjithnjë e më të izoluar. Për më tepër, ndihmësit e tyre më të fuqishëm, përfshirë hebrenjtë, ishin neutralizuar.
Kur hyri në qytet, ai shpalli faljen për shumicën e armiqve të tij dhe nuk kërkoi hakmarrje, duke treguar mëshirë dhe drejtësi. Ai gjithashtu pastroj Qaben nga idhujt dhe e riktheu atë në qendër të adhurimit monoteist.
Ky çlirim e bëri Meken një qytet islam dhe një pikë qendrore të fesë islame, duke forcuar përhapjen e saj në Gadishullin Arabik dhe më gjerë.