Pritshmëritë

160

Shkruar nga: Rejhan Hot

Vihet re se disa nga shkaktarët bazë për mosmarrëveshjet tona të ndërsjella janë “pritshmëritë” tona.

Ne presim që ata të kuptojnë përtacinë dhe pasivitetin tonë. Ne presim që ata ta vlerësojnë punën tonë ashtu siç mendojmë ne. Presim të respektohemi. Presim të kemi përfitime në punë dhe përparim në karrierën tonë. Presim që miqtë të na kontaktojnë (së pari). Presim që dikush të na kërkojë një punë dhe të njohë talentin tonë. Presim që kur jemi të trishtuar, të gjithë të kenë ndjeshmëri dhe mirëkuptim.
Presim diçka më shumë nga të tjerët.

Dhe kur vjen puna tek ne, presim që ata të mos presin asgjë nga ne.