Me rastin e Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejzić, ka përcjellë urime të sinqerta për të gjithë shqiptarët.
Në mesazhin e tij, ai shprehu respekt dhe vlerësim për këtë ditë të shënuar, duke uruar mbarësi dhe mirëqenie për popullin shqiptar.
Përmes rrjetit të tij social X, Fejzić publikoi urimin, ku ndër të tjera tha:
“Me rastin e Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Republikës mike të Shqipërisë, ju shpreh urimet e mia të sinqerta.”








