Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejzić, sot mbajti hutben dhe udhëhoqi namazin e xhumasë në xhaminë e Pinjeshit në Ulqin.

Me këtë rast, Reisi Fejzić shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e madhe të besimtarëve dhe për atmosferën e veçantë shpirtërore që mbretëroi në xhami. Ai i ndau këto përshtypje edhe përmes një postimi në rrjetin social X.

Atmosfera e krijuar në xhaminë e Pinjeshit dëshmon përkushtimin e besimtarëve dhe gjallërinë e jetës fetare në Ulqin.