Ulqin – Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejzić, mori pjesë mbrëmjen e sotme në iftarin e organizuar nga Mexhlisi i Bashkësisë Islame në Ulqin.

Në këtë iftar, Reisi Fejzić ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të jetës publike, përfshirë kryetarin e komunës dhe mysafirë të tjerë.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, të pranishmit shijuan iftarin duke theksuar rëndësinë e muajit të Ramazanit si kohë e solidaritetit, bashkimit dhe paqes.

Pas iftarit, Reisi Fejzić ndau edhe një mesazh në rrjetin e tij social X, ku shkroi:
“Aroma e Ramazanit ndihet nga jugu deri në veri, duke na bashkuar në mirëkuptim dhe harmoni.”

Ky iftar ishte një moment i bukur bashkimi mes miqve dhe bashkëpunëtorëve në frymën e muajit të Ramazanit.