Haxhinjtë tanë udhëtojnë me fluturim direkt nga Podgorica për në Xhide, prej nga do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Mekës dhe kryerjes së detyrës së pestë islame. Haxhinjtë tanë të ardhshëm u nisën me emocion të veçantë në këtë udhëtim jetësor, i cili për shumëkënd përfaqëson kulmin e përvojës shpirtërore, ndërsa shumë miq dhe anëtarë të familjeve i përcollën në aeroport.

Organizimi i sivjetshëm i haxhit është realizuar me sukses nga Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, ndërsa besimtarëve gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite do t’u sigurohet mbështetja e nevojshme logjistike dhe profesionale, në mënyrë që të gjitha ritualet të zhvillohen në rendin më të mirë.

Radio Fatih edhe në periudhën e ardhshme do të përcjellë aktivitetet e haxhinjve tanë, do të sjellë intervista lidhur me haxhin e sivjetshëm, si dhe informacione mbi rrjedhën e kryerjes së haxhit, në mënyrë që dëgjuesit dhe lexuesit tanë të kenë mundësi të ndiejnë një pjesë të atmosferës nga Meka dhe Medina.