Në këtë jetë, secili prej nesh është i angazhuar në punë dhe detyra të ndryshme. Disa prej nesh janë nëpunës civilë, disa prej nesh drejtora, disa prej nesh janë shefa, disa prej nesh janë punëtorë, disa prej nesh janë punëdhënës. Ajo që na bën të vlefshëm tek Allahu nuk është as profesioni dhe as pozita jonë. Çfarë na bën të vlefshëm neve; është besimi jonë dhe adhurimi jonë. Duhet të jemi njerëz me moral të mirë dhe të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi.

Zoti ynë i Plotfuqishëm thotë në Kur’anin Famëlartë:

‎اَلَّذ۪ي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيٰوةَ لِيَبْلُوَكُمْ اَيُّكُمْ اَحْسَنُ عَمَلًاۜ وَهُوَ الْعَز۪يزُالْغَفُورُۙ

“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.” (Mulk, 2)

Siç thuhet në ajet, një nga cilësitë që duhet të ketë një besimtar është të bëjë punën e tij në mënyrën më të mirë. Sepse ekziston një etikë pune që na mëson Islami. Thelbi i këtij morali është e vërteta dhe ndershmëria, besimi dhe besnikëria, ndjeshmëria e hallallit dhe haramit.
Në thelb të këtij morali është mos marrja e asaj që nuk të përket dhe respektimi i të drejtave të njerëzve dhe publikut. Thelbi i këtij morali është ta bëjmë vendin tonë më të fortë në çdo fushë dhe të kontribuojmë në paqen, lumturinë dhe prosperitetin e të gjithë neve.
Thelbi i këtij morali është përdorimi i dijes, shkencës dhe teknologjisë në dobi të njerëzimit, për të mbizotëruar drejtësia, mirësia dhe për të parandaluar mizorinë dhe të keqen.

Pejgamberi ynë (a.s) në një hadith të tij ka thënë: “Allahu i Plotfuqishëm ështe i kënaqur kur punën tuaj e përfundoni në mënyrën më të mirë”. (Bejhaki)

Ne duhet t’i përmbahemi këtij hadithi me gjithë zemër dhe të përpiqemi ta bëjmë punën e tij me drejtësi. Ne duhet të punojmë shumë për të fituar rriskun hallall. Duhet të dimë se djersa e ballit është e shenjtë. Duhet ta shohim punën tonë si një amanet që na është dhënë. Nuk duhet të dëmtojmë sendet dhe materialet e vendit të punës nga i cili fitojmë të ardhurat tona. Nuk duhet të përdorim mjediset e vendit të punës për interesat tona personale.

Në fenë tonë të madhe Islame, vlerë morale nuk ka vetëm puna dhe punëtori, por edhe punëdhënësi. Pejgamberj ynë i dashur (a.s.),thotë: ”Jepini punëtorit rrogën e tij para se t’i thahet djersa.” (Ibni Maxhe)

Nëse jemi punëdhënës, duhet ta marrim këtë hadith si udhërrëfyes dhe t’ia paguajmë rrogën punëtorit të plotë dhe në kohë. Nuk duhet t’i heqim sigurimet shoqërore. Duhet të jemi të ndjeshëm ndaj sigurisë në punë dhe ta konsiderojmë shëndetin e punëtorit si tonin. Duhet të shmangim çdo qëndrim apo sjellje që mund të dëmtojë jetën e punëtorit. Ne duhet t’i japim atij mundësinë për të pushuar dhe për të përmbushur lutjet e tij.

Të dashur muslimanë!
Sipas Islamit, ata që punojnë në sektorin publik duhet të kenë edhe vlera morale.
Para së gjithash, duhet të dimë se të drejtat publike janë e drejta e një vendi në tërësi. Qofshim nëpunës civil apo le të jemi shefa, ne duhet t’i përmbushim siç duhet detyrat dhe përgjegjësitë tona. Për vendin tonë ne duhet të qëndrojmë besnikë dhe t’i shërbejmë vendit tonë me mirësi dhe me fytyrë të buzëqeshur.
Ne duhet ta mbajmë drejtësinë me përpikëri dhe të mos devijojmë nga e vërteta, e mira dhe e drejta. Nuk duhet të harrojmë kurrë paralajmërimin e Allahut të Plotfuqishëm, i cili thotë :

‎وَمَنْ يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ الْقِيٰمَةِۚ ثُمَّ تُوَفّٰىكُلُّ نَفْسٍ مَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

”ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.” (Ali Imran, 161)

Ne do të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona dhe në jetën e përjetshme do të shohim shpërblimin e tonë për atë që kemi bërë. Pra, le të bëjmë hapa të përgjegjshëm në jetën tonë dhe në punën tonë. Le të mos jemi as mashtrues dhe as të mashtruar. Të fitojmë hallall e të shpenzojmë hallall. Le të kemi kujdes nga të drejtat e njerëzve dhe publikut. Të bëjmë kujdes që të mos na kalojë në fyt asnjë gafshatë haram. Të mos harrojmë se është adhurim të punojmë shumë për të plotësuar nevojat e vetes dhe të familjes me mjete hallall dhe të ligjshme.

E përfundoj hytben time me lajmin e mirë të mëposhtëm nga Allahu ynë i Plotfuqishëm:

‎اِنَّ الَّذٖينَ اٰمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ اِنَّا لَا نُضٖيعُ اَجْرَ مَنْ اَحْسَنَ عَمَلاًۚ

”E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.” (Kehf, 30)