Falendërimi i takon Allahut, i Cili me dijen e Tij përfshinë çdo gjë, mbizotëron çdo krijesë me fuqi e urtësi. Afroi zemrat e robërve te Tij, ndriçoi mendjet e tyre me dritën e udhëzimit që përmban Libri i Tij de Suneti i te Dërguarit te Tij. Salavatet dhe përshëndetjet qofshin mbi krijesën e Tij më të ndershme dhe vulën e pejgamberëve, Muhamedin, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), i cili udhëzoi njerëzit drejt Zotit të tyre, i zbuti zemrat e tyre me atë që solli me rrugët e udhëzimit. Përshëndetjet qofshin edhe mbi familjen e shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që u udhëzuan në rrugën e tij dhe pasuan Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vlera e njeriut është te krijimi i tij si administrues dhe sovran i vetëm në shfrytëzimin e begative të Allahut dhe në zbatimin e ligjeve të Tij; por, njëkohësisht edhe si subjekt, të cilit i janë dhënë të gjitha mundësite për të zhvilluar një jetë të rehatshme me përmasa botërore.

Feja jonë Islami, e cila harton udhërrëfyesin për një jetë paqësore dhe të barabartë, ka përcaktuar parimet dhe dispozitat bazë në jetën tonë afariste dhe tregtare. Islami na urdhëron të veprojmë me ndjeshmëri ndaj asaj që është hallall dhe haram, dhe të përvetësojmë vërtetësinë, ndershmërinë dhe drejtësinë në tregti, si në të gjitha punët tona. Ajo ndaloi lakminë dhe koprracinë, gënjeshtrat dhe mashtrimin, dyftyrësinë dhe padrejtësinë, dhe të gjitha llojet e akteve të paligjshme dhe imorale. Në ajetin që lexova në fillim të hytbes, Allahu i Madhëruar thotë: 

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَأْكُلُوٓا۟ أَمْوَٰلَكُم بَيْنَكُم بِٱلْبَـٰطِلِ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَـٰرَةً عَن تَرَاضٍۢ مِّنكُمْ ۚ وَلَا تَقْتُلُوٓا۟ أَنفُسَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًۭا

“O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vee, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.” [1]

Të dashur besimtarë!

Në biznes, një besimtar e merr në konsideratë jo vetëm përfitimin e kësaj bote, por edhe jetën e përtejme. Qëndron larg fitimit të padrejtë, tregëtisë së zezë dhe shkeljes së të drejtave të njerëzve dhe të prebashkëta. Besimtari e di se jo çdo mënyrë është e lejueshme për të përfituar në besimin dhe traditën tonë. Dinjiteti njerëzor nuk mund të cenohet me ambicien për të fituar më shumë. Situatat e vështira të njerëzve nuk mund të shfrytëzohen. Një person nuk mund të dëmtohet apo mashtrohet duke shfrytëzuar injorancën e tij.

Të dashur muslimanë!

Besimtari nuk mund të jetë rob i pasurisë dhe i mallit. Ai nuk mund të ndërhyjë në të drejtat e askujt pa të drejtë. Ai nuk duhet të hedhë ushqim haram në fyt të tij dhe të familjes së tij. Një besimtar nuk mund të grumbullojë nevojat bazë për të fituar më shumë të ardhura. Një mall nuk mund të shitet për më shumë se vlera e tij duke prishur balancën e ofertës dhe kërkesës. Nuk mund të lërë bosh shtëpitë dhe vendet e punës së njerëzve, të cilat janë nevoja thelbësore, dhe të rrisin çmimet. Një pronar i dhembshur nuk harron se qiramarrësi i tij mban edhe një familje. Një qiramarrës i ndërgjegjshëm nuk mund të viktimizojë qëllimisht qiradhënësin. Sipas hadithit të Pejgamberit tonë të dashur (a.s), لاَ ضَرَرَ وَلاَ ضِرَارَ, askush nuk mund të dëmtohet me dashje; Dëmi nuk mund të kompensohet me dëm.[2] Sipas Islamit, dëmtimi i jetës, pasurisë dhe dinjitetit të njeriut është haram dhe prej mëkateve të mëdha.

Të dashur besimtarë!

Në një hadith tjetër Pejgamberi ynë (a.s) thotë: “Ai që na mashtron, nuk është prej nesh”.[3] Bazuar në këtë paralajmërim pejgamberik, paraardhësit tanë u përkushtuan për të bërë dominuese në tregti dashurinë dhe respektin, vëllazërinë dhe mëshirën, të vërtetën dhe ndershmërinë, bashkëpunimin dhe solidaritetin. Parimiet themelore  ; Do të thotë të kesh dorën, gjuhën, belin. Do të thotë të kujdesesh për bashkëshortin, punën dhe dashurinë tënde. Mos shikimi i asaj që është haram, mos ngrënia dhe pirja e haramit dhe mos prekja e asaj që është haram. Nuk matet gabimisht, nuk peshohet më pak. Do të thotë të dish të falësh kur je i fortë dhe si të veprosh me butësi kur je i zemëruar.

Të dashur muslimanë!

Ndjeshmëria ndaj hallallit dhe haramit në pazar po zvogëlohet dita ditës. Virtytet si e vërteta dhe ndershmëria po dobësohen gradualisht. Vlerat morale dhe parimet ligjore injorohen me ambicien për të fituar më shumë. Konsumi i tepërt, luksi dhe shpërdorimi po shtohen dita-ditës. Në këtë rast, detyra jonë është të përvetësojmë parimet tona Islame, dhe të përpiqemi t’i bëjmë këto parime dominante në jetën tonë biznesore dhe tregtare. Do të thotë të përpiqemi për të arritur lajmin e mirë të Pejgamberit tonë të dashur (a.s.), “Tregtari i ndershëm dhe i besueshëm do të jetë me pejgamberët, të vërtetët dhe dëshmorët në botën tjetër”.[4] Është e rëndësishme të mbani mend se ne do të japim llogari për të ardhurat dhe shpenzimet tona në Ditën e Gjykimit.

Lusim Allahun e madhëruar që neve të na japë fprcën që të veprojmë me ndershmeri.

1* Nisa 29

2* Ibn Maxhe, Ahkam 17

3* Muslim, Iman 164

4* Tirmidhi, Buju 4