Të dashur muslimanë!

Një ditë, disa sahabë në Xhaminë e Pejgambetit ishin duke biseduar. Me një botëkuptim të trashëguar nga injoranca me racizëm dhe diskriminim ndaj njëri-tjetrit, ata kishin hyrë në një garë fisnore.

Njëri prej tyre e pyeti Salman Farisiun në një mënyrë sugjestive: “Nga cili fis jeni, cila është prejardhja juaj?” i cili ishte me prejardhje iraniane dhe të cilin Muhamed (a.s) e vlerësonte shumë. Pas kësaj, Selmani (r.a.) tha: , 

“أنَا سَلْمَانُ ابْنُ الْإسْلَامِ “, 

Unë jam Selmani, djali i Islamit”.  dhe vazhdoi: “Pata humbur rrugën; Allahu më udhëzoi me Pejgamberin tonë (a.s.) isha i varfër; Allahu më pasuroi me Muhamed Mustafën (a.s.) isha skllav; “Allahu më liroi me të Dërguarin e Tij.”

 Omeri (r.a.) i cili ishte dëshmitar i këtyre bisedave i pyeti të pranishmit: “A doni të dini edhe prejardhjen time?” pyeti dhe tha: 

“انا عُمَرُ ابْنِ الإسلامِ أخُو سَلْمَانِ ابْنِ الإسْالَمِ”

“Unë jam Omeri, i biri i Islamit dhe vëllai i Selmanit, birit të Islamit.”

Ky fragmet nga jeta e sahabëve i jetuar në xhaminë e Pejgamberit (a.s.), na jep neve plot mësime, na mëson se epërsia nuk qëndron as në prejardhje, as në racë. Epërsia e vërtetë është të jesh rob i Allahut ashtu siç duhet të jesh. Dinjiteti i vërtetë është të gjesh nder me Islamin. Vëllazëria e vërtetë është të veprosh me vetëdijen e umetit.

Të jesh Umet i Muhamedit do të thotë: 

إِنَّ هَٰذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ 

“Vërtet, umeti juaj është një ummet i vetëm. Unë jam edhe Zoti juaj. Pra, më adhuroni mua.” Sure el-Enbija 92 

Do të thotë të përqafosh besimin islam të bazuar në monoteizëm. Do të thotë të përqafosh vëllazërinë e besimit të bazuar në unitet kundër shtypësve.

Të jesh umeti i Pejgamberit tonë do të thotë: 

كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ ۗ وَلَوْ آمَنَ أَهْلُ الْكِتَابِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُم ۚ مِّنْهُمُ الْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ الْفَاسِقُونَ ( 110 ) 

“Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.” Sure Ali Imran 110

Do të thotë të jesh në përputhje me ajetin, për të udhëhequr të vërtetën dhe për të ndihmuar të vërtetën. Është të përpiqemi për të sjellë drejtësi dhe mirësi për të gjithë njerëzit dhe për të eliminuar shtypjen dhe të keqen.

Të jesh umeti i të Dërguarit të Allahut (a.s.) do të thotë të jesh një zemër dhe një trup. Do të thotë të mos ta lëshë vëllanë tënd besimtar në mëshirën e armikut. Për të mos e lënë vetëm pa mbështetje dhe përkrahje . Pejgamberi ynë (a.s.) thotë : “ Muslimani është vëlla i muslimanit. Ai nuk e shtyp atë, nuk ia dorëzon armikut …” Sahihu’l-Muslim, Birr

Duhet ta përvetësojmë këtë hadith si moto në çdo aspekt të jetës sonë.

Të dashur muslimanë!

Fatkeqësisht, Umeti, i cili duhet të jetë në unitet dhe solidaritet, sot është i copëtuar. Digjet nga zjarri i fitneve, ligësis dhe përçarjes. Muslimanët në pjesë të ndryshme të botës janë të ekspozuar ndaj diskriminimit, margjinalizimit dhe presioneve të ndryshme. Shtypësit që nuk njohin të drejtat dhe ligjet gjejnë guxim në këtë çorganizim të Umetit të Muhamedit. Vrasësit e ushqyer nga inati dhe urrejtja po sulmojnë paturpësisht muslimanët para syve të botës. Vrasësit, të fuqizuar nga heshtja e Umetit, po hedhin bomba mizore mbi njerëzit e pafajshëm në Palestinë, pa diskriminuar burrat, gratë, të moshuarit dhe foshnjat. Të pa kënaqur me këtë, populli i pamëshirshëm pengon ndihmën humanitare dhe i privon të shtypurit nga një kafshatë bukë dhe një gllënjkë ujë. Nga ana tjetër, të ashtuquajturit mbrojtës të të drejtave të njeriut, i mbështesin shtypësit duke mbyllur sytë para masakrave dhe gjenocideve në tokat islame dhe duke heshtur për shkeljen e vlerave njerëzore. Le të lëmë mënjanë të gjitha llojet e konflikteve dhe dallimeve dhe të marrim për bazë vëllazërinë islame. Le ta përfaqësojmë fenë tonë në mënyrën më të mirë me besimet, adhurimet, moralin, të gjitha fjalët dhe veprimet tona. Le ta mbajmë gjithmonë gjallë vetëdijen tonë për të qenë Umet. Le të ruajmë fuqinë që marrim nga besimi ynë, dinjitetin që marrim nga Islami dhe forcën që marrim nga vëllazëria jonë. Atëherë, Umeti ynë do të shpëtojë nga zullumi i zullumqarëve dhe tradhtia e tradhtarëve. Të varfërit do të gëzohen, jetimët do të buzëqeshin, të pafuqishmit do të gjejnë shërim.

E përfundojmë hytben  me hadithin e mëposhtëm e të Dërguarit të Allahut (a.s), i cili na kujton përgjegjësinë tonë si ummet: “Mos garoni për epërsi me njëri-tjetrin. Mos e keni zili njëri-tjetrin. Mos mbani mëri ndaj njëri-tjetrit. Mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. O robërit e Allahut! Bëhuni vëllezër!” Sahihu’l-Muslim, Birr