Të dashur muslimanë!

Falendërimi i takon All-llahut, i Cili me dijen e Tij përfshinë çdo gjë, mbizotëron çdo krijesë me fuqi e urtësi. Afroi zemrat e robërve te Tij, ndriçoi mendjet e tyre me dritën e udhëzimit që përmban Libri i Tij de Suneti i te Dërguarit te Tij. Salavatet dhe përshëndetjet qofshin mbi krijesën e Tij më të ndershme dhe vulën e pejgamberëve, Muhamedin, (paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të!), i cili udhëzoi njerëzit drejt Zotit të tyre, i zbuti zemrat e tyre me atë që solli me rrugët e udhëzimit. Përshëndetjet qofshin edhe mbi familjen e shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që u udhëzuan në rrugën e tij dhe pasuan Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në ajetin që lexova, All-llahu ynë i Madhëruar thotë: “E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” Tevbe, 18

Pejgamberi ynë i dashur a.s. thotë: “Vendet më të dashura të qyteteve tek 

All-llahu janë xhamitë”. 

Buhari, Mesaxhid 288

Të dashur besimtarë!

Xhamitë dhe mesxhidet janë shtëpitë e All-llahut xh.sh.. Janë simbol i qytetërimit islam. 

Janë zemrat e qyteteve. Janë shenjë e unitetit dhe solidaritetit tonë. Ata janë tempuj ku ne qëndrojmë pesë herë në ditë dhe gjejmë paqen në praninë e All-llahut xh.sh.. Janë vende të sexhdes që dëshmojnë aminët që dalin nga goja jonë dhe lotët që derdhim.

Të dashur muslimanë!

Hoxhallarët tanë që punojnë në xhamitë tona si shërbëtorë të bamirësisë janë trashëgimtarë të rrugës së pejgamberëve që na mësuan të vërtetat e fesë sonë të madhe, Islamit. Ata janë oratorët tanë që përcjellin parimet unike të Kur’anit dhe moralin e mirë të të Dërguarit të All-llahut a.s.. Ai që e përcolli Kur’anin në zemrat e besimtarëve:

 “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’anin dhe ia mëson atë dikujt.” 

Janë hoxhallarët tanë ata që nderohën me sihariqin pejgamberik.

Të dashur besimtarë!

All-llahu ynë i Lartmadhëruar në një ajet thotë: 

“Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.”

Âl-i İmrân, 104

Synimi ynë parësor është ringjallja e mbarë njerëzimit përmes një jete me në qendër xhaminë. Hoxhallarët tanë, duke u ngritur zërin nga minaret drejt qiellit, thërrisnin , Ejani, në namaz!”; “Ejani drejt shpëtimit!” 

I ftojnë të gjithë njerëzit në shpëtim .

Këto ezane, janë dëshmi e bazava të fesë;

Të dashur muslimanë!

Ashtu siç All-llahu ynë i rrethon të gjitha krijesat me mëshirën dhe dhembshurinë e tij nën emrin Xhami, xhamitë tona përqafojnë të gjithë muslimanët, pavarësisht nga raca, gjuha, ngjyra dhe gjinia e tyre. Ne si imamë, u ofrojmë shërbime njerëzve tanë në shumë fusha të ndryshme si në xhamitë tona, kurset e Kur’anit, në mejtepet, në rastet familjare, të udhëzimeve fetare dhe qendrat rinore. Ne përpiqemi që fenë e bekuar të Islamit t’ia shpjegojmë kombit tonë të dashur dhe mbarë njerëzimit. Ne e konsiderojmë detyrën tonë parësore t’ua mësojmë librin tonë madhështor Kur’anin njerëzve të të gjitha moshave dhe profesioneve. Ne përpiqemi të luftojmë me dituri dhe mençuri kundër atyre që përpiqen të shfrytëzojnë fenë tonë, të korruptojnë vlerat tona dhe të dëmtojnë strukturën tonë familjare.

Të dashur besimtarë!

Vendi dhe rëndësia e xhamive dhe hoxhallarëve tanë në qytetërimin tonë shpjegohet përmes ngjarjeve të mbajtura brenda dhe jashtë vendit.

 I lutem Allahut të Madhërishëm nga ky vemd që ne të jemi të dobishëm. 

I lutem që Allahu t’i mëshiroj ata që kanë ndërruar jetë;  shëndet, paqe e mirëqenie për ata që janë gjallë, Allahu qoftë i kënaqur nga imamët dhe prijesit tanë që kanë bërë zhvillimin shpirtëror të njerëzimit nga e kaluara e deri më sot, të cilët kanë qenë shembuj dhe udhëheqës në rrugën e mirësisë, nga bamirësit që ndërtuan dhe zhvilluan xhamitë tona dhe nga mbarë bashkësia jonë.