Sot me 23. prille 2024. në amfiteatrin e medresesë “Mehmed Fatih” në Tuz, u bë hapja ceremoniale e projektit ndërkombëtar “Balkan Youth School”, duke shënuar vitin e gjashtë.

Këtë vitë e hapjen solemne e bëri, H.E. Ambasadori e Türkiyes në Podgoricë Bariş Kalkavan i cili solemnisht e shpalli të hapur projektin.

Ambasadori shprehu kënaqesinë e dyfishtë për hapjen e këtij projekti në këtë ditë që përkon me Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe te Femijeve, duke shenuar 104-vjetorin e themelimit te Parlamentit te Türkiyes. Ai tha se Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Femijëve festohet ne Türkiye më 23 prill, në ditën kur ne vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Türkiyes. Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare.

Мё 23 prill 1929, kjo feste iu eshtë dhuruar fëmijeve. Dhe juve ju drejtohem me fjalët siç u drejtua themeluesi i Republikës së Türkiyes, që armiku ynë më i madhë është injoranca dhe nga ky vend ju drejtohem që të mesoni, studioni, lexoni. Sot jeni si shkëndija të vogla që marrin rrugëm për të mësuar dhe studiuar dhe duke studiuar e mësuar do të bëheni si fener të medhenjë që do ndriçoni dhe do jeni të dobishëm për vendin tuaj.

Ceremoninë solemne të hapjes e përshendeti edhe drejtori i Medresesë “Mehmed Fatih” Amer Shukurica, duke falënderuar Ambasadorin e Türkiyes për përkrahjen dhe mbeshtetjen e dhënë çdo herë për Medresene.