Në akademinë ceremoniale të gjeneratës së 13-të të maturantëve dhe gjeneratës së 9-të të maturanteve të Medresesë “Mehmed Fatih”, maturantja Egzona Salaj, iu drejtua të pranishmëve si nxënëse e gjeneratës që ndoqi mësimet në gjuhën shqipe. Fjalimin e saj po e publikojmë në tërësi.
“Thonë se koha ështe e çmuar dhe kalon shpejt, por për ne mesa duket ajo fluturoi.
Më duket sikur kishim filluar dje, e jo më largë, që shënuam fillimin e një kapitulli të ri në jetën tonë, ndërsa sot është fundi i tij. 7 shtatorin e 2020-ës e kujtoj shumë mirë, atë ditë kur erdhëm në medrese me emocione dhe ankth në zemër sepse po hidhnim një hap me rëndësi në jetën tonë, për të ardhmen tonë. Po, ështe ajo ditë kur unë mora emrin “MEDRESEANTE” dhe që atëherë jeta ime u godit nga një rrufe që shkatërroi çdo gjë për t’u rindërtuar nga fillimi. Atë ditë rreth meje kishte fytyra të reja, por natyrisht atëherë as nuk e mendoja se ato fytyra që më dukeshin të huaja do të bëheshin njerëzit më të dashur për mua, që me vonë do i quaja familje. Shumë prej tyre kishin ardhur nga vise të ndryshme, me kultura dhe doke të ndryshme, por ne i kaluam së bashku këto katër vite, iu bëmë krah njëra-tjetrës në çaste të vështira, u bëmë bashkëudhëtare te përkohshme që do të mbesim në zemrat e njëra-tjetres dhe pjesë e historisë sonë. Prandaj, faleminderit Medrese… Faleminderit sepse falë teje sot gëzoj një shoqëri që më ndihmuan ne çdo veshtirësi dhe në çdo moment me kujtojnë Zotin. Tek ti u takova me verzionin fetar të vetës sime dhe e përqafova atë për të mos ta lëshuar kurrë. Fale medreses arrita të gjej rugën e drejtë, rrugën e besimit dhe të udhëzimit. Përmes udherrëfyesve të dijes mësuam për fenë Islame, kuptuam mësimet e Kur’anit dhe zbatimin e tyre në jetën e përditshme. Medreseja me ofroj dashuri, zgjedhje dhe dituri. Medreseja është zgjedhja më e mirë dhe rruga më e drejtë. Faleminderit Medrese, faleminderit shoqëri dhe faleminderit mësimëdhënës, për dashurin, për punën e palodhur, për këshillat dhe për diturinë”