Bashkësia Islame në Mal të Zi, dhe Medreseja “Mehmed Fatih”, kanë hapur konkursin për pranimin e nxënësve dhe nxënëseve për vitin e parë shkollor 2025/2026.
Kandidatët/et që dëshirojnë të aplikojnë duhet të plotësojnë kushtet në vijim:
• Të jenë të lindur/a pas datës 1 janar 2009,
• Të kenë përfunduar shkollën fillore me sukses të shkëlqyer ose shumë të mirë dhe me sjellje të mirë,
• Të jenë të aftë/a shëndetësisht (mendërisht dhe fizikisht).
Për aplikim në konkurs duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
1. Çertifikatën e lindjes nga libri amëzës,
2. Deftesat e klasës VI, VII, VIII dhe IX të shkollës fillore,
3. Vërtetim mjekësor,
4. Pëlqimi me shkrim të prindit/kujdestarit,
5. Numri i telefonit për kontakt.
Kandidatët/et që kanë çertifikata nderi apo çmime nga garat në dije dhe aftësi, si dhe diplomën “Luça” nga shkolla fillore, duhet t’i dorëzojnë bashkë me dokumentacionin tjetër për vlerësim.
Aplikimet dorëzohen personalisht në Medrese, në Meshihat apo në mexhlisin përkatëse të Bashkësisë Islame, ose elektronikisht përmes emailit: upis.medresa@gmail.com. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është data 13 qershor 2025.
Provimi pranues do të mbahet të dielën, më 15 qershor 2025, duke filluar nga ora 10:00. Provimi do të mbahet në ambientet e Medresesë në Tuz, ndërsa kandidatët femra që dëshirojnë të ndjekin mësimet në Medresenë e Rozhajës, provimin do ta japin në Medresenë e Rozhajës, në të njëjtin orar.
Mësimi zhvillohet në dy gjuhë – boshnjake dhe shqipe, sipas zgjedhjes së nxënësit/es.
Rezultatet e konkursit do të shpallen më së voni deri të premten, më 20 qershor 2025, në faqen zyrtare të Bashkësisë Islame në Mal të Zi www.monteislam.com, në faqen e radios Fatih www.radiofatih.me, si dhe në faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram të Medresesë “Mehmed Fatih”.
Për më shumë informacione, mund të kontaktoni në numrin e telefonit : 069 619 302.
